E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol në kofanon e makinës së pronarit të tokave, plagoset

29/03/2011  Policia: Dyshohet se është vënë qëllimisht

Tritol në kofanon e makinës së pronarit të tokave, plagoset

TIRANË- Një makinë ka shpërthyer dje pasdite në kryeqytet, teksa drejtuesi i saj është plagosur lehtë. Një sasi e vogël tritoli ishte vënë në kofanon e makinës tip Audi Q7, me targa amerikane, në pronësi të shtetasit Genti Sauku, nga Tirana. Ai e kishte parkuar mjetin e tij në afërsi të Gardës së Republikës dhe në momentin e parë kur shkoi për ta hapur derën u dëgjua edhe shpërthimi i eksplozivit. Në vendngjarje mbërritën efektivë të shumtë policie, të cilët kryen veprimet e para hetimore, nga të cilat rezultoi se më pak se 50 gr tritol ishte vendosur në kofanon e makinës. Paraprakisht dyshohet se eksplozivi është vendosur qëllimisht, për shkak se Sauku njihet si pronar tokash në kryeqytet, ndërsa po hetohet edhe për pista të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›