E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol në shtëpinë e financierit të komunës

Një shpërthim tritoli ka tronditur dje oborrin e shtëpisë së financierit të Komunës Topojan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të ditës së djeshme, në fshatin Brekijë, rrethi Kukës, në shtëpinë e Rrahim Çelikut me detyrë shef finance në Komunën Topojan. Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Ndërkohë, burime të policisë lokale bëjnë të ditur se për shpërthimin është përdorur një sasi lënde plasëse e tipit tritol. Grupi hetimor po punon në disa pista, megjithëse Çeliku ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte dhe ishte i befasuar nga ajo që ka ndodhur. Policia nuk ka ende të dyshuar, ndërkohë që po punohet për gjetjen e autorit.

Su.Di.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›