E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët: Jo, shërbimit natën

Taksistët korçarë, dy ditë pas ngjarjes së rëndë vazhdojnë protestat e tyre duke pezulluar punën për disa orë, deri në marrjen e masave nga ana e policisë dhe prangosjen e autorëve. Për sa kohë që nuk ndihen të sigurt në vendin e punës, shoferët e mjeteve taksi kanë ndërprerë shërbimin gjatë orëve të mbrëmjes dhe thonë se lëvizin në qytet vetëm me porosi të klientëve tashmë të njohur prej tyre. Mes taksistëve ekziston frika për rrezikun që u kanoset dhe kanë vendosur të mos kryejnë shërbim ndaj klientëve që paraqiten direkt te pika ku ata stacionojnë. Ata deklarojnë se puna do të ndërpritet tri orë çdo ditë derisa të vihen në pranga autorët e masakrimit të kolegut të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›