E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol ures cdo dite shperthime ne Fushe-Kruje

Fushë-Kruja është zgjuar e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një sasi eksplozivi shpertheu në urën pranë fshatit Zallë. Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit, dhe si pasojë e shpërthimit mbeti e dëmtuar një pjesë e urës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm një pjesë e urës u dëmtua.

Ura e Zallës është e vetmja rrugë lidhëse mes Fushe-Krujës dhe fabrikën e çimentos ndërsa sipas ekspertëve të policisë pistat e hetimit duket se po ngushtohen pas vendosjes më të fundit të tritolit i cili mund të ketë lidhje me konkurrencën mes bizneseve.

Por nën zë dhe jashtë kamerave, banorët e zonës u shprehën se fabrika e çimentos u ka krijuar mjaft probleme me ndotjen, por edhe me themelet e shtëpive të cilat për shkak të aktivitetit kanë pësuar çarje.

Edhe pse ata nuk shprehen para kamerave shqetësimi i tyre ende nuk i është transmetuar autoriteteve. Pranë zonës mbërritën dhe ekspertë të ministrisë së mbrojtjes, ndërsa në dy shtyllat e tensionit të lartë po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›