Trofeu i dijes Shkolla Nobel shpall me te miret e vitit

Këto janë ditët e fundit të vitit shkollor. Në Tiranë, shkollat e kanë bërë rit të tyren që ta përcjellin atë me një atmosferë festive, por ndryshe nga një koncert festiv, si është bërë traditë tashmë, shkolla jo publike “Nobel”, pjesë e grupit Taçi Oil International, ka sjellë diçka ndryshe.
Ata e kanë quajtur, “Konkursi i dijes”, një formë e një testi final për të nxjerrë më të mirin mes të mirëve. Një konkurs që përfshiu mbi 30 nxënës të Shkollës “Nobel”, që filloi në ditët e ftohta të dhjetorit për t’u finalizuar në këto ditë qershori, me një fitues. Pyetje nga më të ndryshmet, të shkëputura nga programet mësimore i kanë shoqëruar nxënësit për më shumë se 120 minuta.
6 nxënës të klasave të ndryshme kanë qenë në garë për të marrë trofeun e dijes. Drejtoresha e shkollës jo publike “Nobel”, zonja Lydra Biçoku, iniciatore e këtij evenimenti, e mbështetur fuqishëm dhe nga presidenti i këtij institucioni arsimor, zoti Mustafa Taçi, u shpreh se qëllimi nuk është vetëm argëtimi, por zhvillimi kulturor mes nxënësve.
“Është një ndër synimet e larta të mia që nxënësve të kësaj shkolle t’u japim mundësinë që të marrin një zhvillim kulturor sa më të mirë, përpos detyrave të të mësuarit, aktivitetet që ne kemi zhvilluar kanë qenë të bukura, tërheqëse dhe të suksesshme. Përvoja e jetës më ka treguar që kultura dhe dija janë arma më e fuqishme që e bëjnë njeriun të jetë i nderuar dhe të përparojë sa më mirë gjatë gjithë jetës së tij”-tha Biçoku.
Aktiviteti i kësaj shkolle dëshmoi dhe njëherë se kush është shkolla 12-vjeçare jo publike “Nobel”, çfarë brezi rritet në bankat e saj. Le të shërbejë kjo inciativë e kësaj shkolle, si shembull për gjithë ato të tjera, për të sjellë diçka më shumë dhe ndryshe, në sistemin tonë arsimor.
Edlira Sulejmani