Kryeministri emëron Diana Shtyllën
Pritet koka e parë e debatit Berisha-
Bode për rritjen ekonomike.
Kryeministri Berisha
ka firmosur dje një tjetër largim në
institucionet që janë në varësi të tij.
Me vendim qeverie, është liruar dje
nga detyra anëtari i Këshillit të
Statistikave, Kliti Ceca, dhe në vend
të tij është emëruar Diana Shtylla.
Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit
10, të ligjit Nr. 9180, datë 5.2.2004,
"Për statistikat zyrtare", me propozimin
e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
vendosi që Kliti Ceca, anëtar i
Këshillit të Statistikave, të lirohet nga
ky funksion dhe në vendin e tij të
emërohet si anëtare e Këshillit të
Statistikave, Diana Shtylla. Vendimi
është miratuar dje në mbledhjen e
qeverisë. Vendimet e Këshillit të
Statistikave shqyrtohen sipas renditjes,
me përjashtim të rasteve kur
anëtarët, me votim të hapur, vendosin
ndryshe. Për çdo çështje që
diskutohet në mbledhjen e Këshillit
të Statistikave, vendoset me shumicën
e votave të anëtarëve të
pranishëm.
Bode për rritjen ekonomike.
Kryeministri Berisha
ka firmosur dje një tjetër largim në
institucionet që janë në varësi të tij.
Me vendim qeverie, është liruar dje
nga detyra anëtari i Këshillit të
Statistikave, Kliti Ceca, dhe në vend
të tij është emëruar Diana Shtylla.
Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit
10, të ligjit Nr. 9180, datë 5.2.2004,
"Për statistikat zyrtare", me propozimin
e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
vendosi që Kliti Ceca, anëtar i
Këshillit të Statistikave, të lirohet nga
ky funksion dhe në vendin e tij të
emërohet si anëtare e Këshillit të
Statistikave, Diana Shtylla. Vendimi
është miratuar dje në mbledhjen e
qeverisë. Vendimet e Këshillit të
Statistikave shqyrtohen sipas renditjes,
me përjashtim të rasteve kur
anëtarët, me votim të hapur, vendosin
ndryshe. Për çdo çështje që
diskutohet në mbledhjen e Këshillit
të Statistikave, vendoset me shumicën
e votave të anëtarëve të
pranishëm.