Akordohen 72.7 milionë lekë për shpronësimin e rrugës Lushnjë-Fier
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dje tarifën për
shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive
të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i
mbikalimeve në segmentin rrugor Lushnjë-Fier. Shpronësimi
do të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të
Rrugëve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që do të
shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për
sipërfaqen 1 044 m2, tokë truall, me vlerë 8 776 226 lekë dhe
sipërfaqen 113 499,7 m2 tokë/arë, me vlerë 63 977 470 lekë,
me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 72 753 696 lekë.
Shpenzimet procedurale, në shumën 1 680 000 lekë, do të
përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Vlera e
përgjithshme e shpronësimit prej 72 753 696 lekësh, do të
përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave,
në Bankën e Shqipërisë, "Fondi i shpronësimeve". Shpronësimi
të fillojë më 30 janar 2009 dhe do të përfundojë më 30 prill
2009. Pronarët do të shpronësohen pasi të kenë paraqitur
pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dokumentacionin
e plotë të pronësisë. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve do
të bëjë likuidimin e pronarëve, në përputhje me dokumentacionin
e pronësisë, që pronarët do t‘i vënë në dispozicion. Për
zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave
dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Shpronësimi do
të përfundojë në fundin e muajit prill të këtij viti.