E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hutra tenton vetëvrasjen në qeli

TIRANE - Dan Hutra, 25-vjeçari, që akuzohet se masakroi me thikë të fejuarën e tij, Dafina Havalja, ka tentuar të vrasë veten në qeli. 

Gjatë seancës së parë gjyqësore në ngarkim të tij, pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës ai pohoi se kishte vendosur të vriste veten në qeli, sapo t'i jepej rasti më i parë. Duke dhënë hollësi për tentativën e vetëvrasjes ai pohoi se, ishte përpjekur të asfiksohej duke shtrënguar fytin me një rrip të sajuar në qeli, por ndërhyrja e psikologes së burgut kishte alarmuar gardianët që e kishin ndaluar atë. Shkak për vetëvrasjen sipas vetë të paraburgosurit, ishte ngarkesa e madhe psikologjike që i është krijuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet në dhjetor të vitit të kaluar. Hutra, me precedentë të mëparshëm penalë për krim në familje, e pranoi fajësinë në gjykatë duke pretenduar se e kishte vrarë bashkëshorten e tij për shkak se ajo i kishte kërkuar të ndaheshin. Sipas Prokurorisë, ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 10 dhjetorit të vitit të kaluar kur Hutra masakroi me thikë të fejuarën e tij, Havalja, e cila i kishte komunikuar vendimin për t'u ndarë dhe kthyer në familjen e saj.                                   fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›