Shkoder rritet kerkesa per pasuri te paluajtshme
Afërsia me Malin e Zi dhe Kosovën, por dhe bukuria natyrore ka rritur ndjeshëm kërkesën për pasuri të paluajtshme në Shkodër. Kryesisht interesi është për troje dhe hapësira të mëdha ndërtimi, por si në të gjithë vendin ka paqartësi në titujt e pronësisë. Gjithsesi pasja e një prone në Shkodër është kërkesë e banorëve të saj dhe personave të tjerë.
“Dy vitet e fundit çmimet janë ulur si pasojë e krizës. Bumi i ndërtimeve ka bërë që konkurenca të rritet dhe normalisht vjen edhe ulja e çmimeve. Nëse para dy vjetësh apartamentet janë shitur me 650 euro e lart, sivjet ato shiten me 500- 550 euro, që është një çmim mesatar. Afër qytetit çmimet variojnë, 100-150 euro për terrene të papërdorura, pa ndërtim sipër. Në qendër mund të shkojnë tek 350 euro metri katror, ndërsa në bregdet çmimet variojnë. Bregdeti paraqet problem sepse ka shumë informalitet”- tha Franc Thanza, ekspert imobiliar.
Fatmirësisht në qytetin e Dhkodrës po punimet bazohen mbi një plan rregullues. Agjencitë imobiliare thonë se si investitorët ashtu dhe blerësit e dinë se ku ndërtohet dhe si janë rregullat urbanistike. Vitet e fundit vlera e pronave në qytet është rritur dhe nga investimet në infrastrukturë.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 shtator 2011 )