Trojet shtetërore që do të privatizohen, zonat ku ndodhen dhe hapësira në hektarë
Ervin Koçi
Të gjitha trojet e lira shtetërore, por edhe ato të ndërmarrjeve tashmë të privatizuara, por që ligji nuk i njeh pronësinë e truallit, do të vihen në shitje me qëllim që paratë që do të përfitohen të përdoren për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Sipas ligjit të ri, subjektet që kanë blerë ndërmarrjet shtetërore duhet që deri në datën 31 maj 2009 të blejnë truallin e tyre. Vendimi më i fundit i qeverisë e ka të përcaktuar saktë që trualli i objekteve shtetërore të privatizuara dhe i ndërmarrjeve bujqësore do të shitet. Kjo në ato raste kur është privatizuar vetëm objekti. Përparësi në privatizimin e truallit u jepet pronarëve të objekteve, proces ky që do të bëhet në bazën e vlerës së tregut. Në të kundërt, trualli do t’i kalojë në administrim Agjencisë Kombëtare të Kthimit të Pronave, për t’u përdorur në procesin e kompensimit të ish-pronarëve. “Trualli i këtyre objekteve do të vihet në dispozicion të AKKP-së për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe në rastet kur trualli ka pronar, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, trualli i kalon këtij pronari”, - sqarohet në pikën katër të vendimit. Janë gjithsej 26377 hektarë tokë në të gjithë vendin që i përkasin ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe që janë vënë të gjitha në shitje nga shteti. Sot gazeta “Albania” boton të plotë hartën e zonave ku ndodhen këto toka dhe sipërfaqen për secilën zonë.
Udhëzimi i qeverisë
Trualli që privatizohet konsiderohet sipërfaqja nën objekt dhe sipërfaqja funksionale rreth tij, e përcaktuar sipas genplanit të objektit që është pjesë e dokumentacionit të privatizimit që përgatit komisioni i vlerësimit të ndërmarrjes. Kur objekti është me dy a më shumë kate dhe në të ka disa pronarë, atëherë shitja e truallit në bazë të kërkesës së tyre për çdo pronar bëhet në bashkëpronësi të pandashme mes pronarëve të objektit. Bashkëpronarët u nënshtrohen dispozitave të Kodit Civil. Për shembull: “Objekti me 3 kate është ndërtuar mbi një sipërfaqe 500 metër katrorë (sipërfaqe ndërtimi + mjedisin e përbashkët + sipërfaqen e bordurës + sipërfaqen e truallit në oborr, nëse ka). Sipërfaqja e ndërtimit për ambientet e përbashkëta është 1250 metër katrorë dhe për çdo kat është: kati i parë 450 metër katrorë dhe kati i dytë 450 metra katrorë ndërsa kati i tretë 350 metra katrorë”. Llogarisim koeficientin (k), që në këtë rast del 0.4. Koeficienti është konstant, duke u shumëzuar me sipërfaqet përkatëse të ndërtimit që zë secili pronar jep sipërfaqen përkatëse që i takon të privatizojë secili pronar. Në një kat mund të jenë një ose më shumë pronarë. Në rastin tonë në shembull kemi vetëm nga një pronar në çdo kat. Këto sipërfaqe, të cilat përcaktohen nga ekspertët vlerësues, duke u shumëzuar me çmimin për metër katror të llogaritur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Truallit ish-Pronarëve, japin vleftën që duhet të paguajë në lekë secili pronar.
Procedurat
Për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat, të cilat i kanë kaluar në pronësi pushtetit vendor, nevojitet miratimi përkatës i këshillit bashkiak të komunës ose qarkut, ndërsa për pronat që janë në administrim të këtyre institucioneve nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë/komunës apo qarkut përkatës. Vlerësimi i pasurisë shtetërore në zbatim të këtij vendimi bëhet për çdo element të pasurisë nga komisioni i vlerësimit, duke përcaktuar vlerën reale të tregut në zbatim të legjislacionit në fuqi duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit për pasuritë e paluajtshme do të ngrihet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Ky komision do të ketë jo më pak se tre anëtarë, do të drejtohet nga kryetari i degës së shoqërive publike në prefekturën përkatëse ku ndodhet objekti dhe në përbërje të tij do të jenë përfaqësuesi i ndërmarrjes apo i institucionit, në administrim të të cilit ndodhet objekti, si dhe grupi i ekspertëve vlerësues. Ky grup ekspertësh përbëhet nga ekspertë vlerësues të pasurisë së paluajtshme si dhe ekspertë kontabël, grup i autorizuar të fushës përkatëse, sipas rastit. Pas verifikimit dhe saktësimit të punës së realizuar të ekspertëve nga dega e shoqërive publike, hartohet procesverbali lidhur me orët e domosdoshme të vlerësimit të objektit, i cili firmoset dhe vuloset nga kryetari i degës së shoqërive publike dhe ekspertët. Në këtë rast, pagesa e ekspertëve lidhur me misionin e vlerësimit do të bëhet për çdo miratim privatizimi. Paga orare do të jetë 1500 lekë për orë pune. Në rastin e vlerësimit të objekteve që do të përfshihen në fondin e kompensimit fizik për ish-pronarët, pagesa e ekspertëve do të bëhet për çdo objekt të vlerësuar dhe paga orare do të jetë 1500 lekë për orë pune. Pagesa e ekspertëve që kryejnë vlerësimin e pasurive të shoqërive tregtare shtetërore, të formës anonime ose me përgjegjësi të kufizuar, të pasurisë së ndërmarrjes që transformohet në shoqëri tregtare, si dhe të objekteve të zbritura nga kapitali i shoqërisë për efekt privatizimi, mbulohet nga shoqëritë përkatëse.
Sanksionet
Pas afatit të caktuar, në rastet kur nuk është paguar qiraja dhe nuk është blerë trualli nga pronarët e objekteve apo të ndërmarrjeve të privatizuara, trualli i tyre vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit e të Kompensimit të Pronave për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe, në rastet kur trualli ka pronarë të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, trualli i kalon këtij pronari.
Dokumentet që u duhen pronarëve për të privatizuar truallin
Pronarët e objektit në rast se vendosin për të blerë truallin e ndërmarrjes së privatizuar më parë duhet të paraqesin në dy kopje, në Ministrinë e Financave në Drejtorinë e Shitjes së Pronave Publike, kërkesën me shkrim për blerje të truallit, vërtetimin hipotekor, certifikatën e pronësisë, të noterizuar, kartelën e pasurisë për objektin, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës. Blerësi duhet të paraqesë gjithashtu fotokopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP-ja, ish-AQRNB-ja, Ministria e Financave, si dhe fotokopje të noterizuar të genplanit apo planimetrisë së objektit në çastin e privatizimit. Në dosjen e blerësit duhet të paraqitet dhe deklarata noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes që është privatizuar ose do të privatizohet bëhet vetëm në lekë.
Tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore që do të kalojnë për kompensim
Qarku Tiranë 936 hektarë (260 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme)
Qyteti Tiranë 661 hektarë (267 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme)
Komuna Bërxullë 46 hektarë
Komuna Zall-Herr 153 hektarë
Komuna Kërrabë 15 hektarë
Bashkia Vorë 140 hektarë
Komuna Kashar 40 hektarë
Bashkia Kamzë 267 hektarë (zënë me ndërtime të paligjshme)
Qyteti Kavajë 275 hektarë
Komuna Helmës 60 hektarë
Komuna Gosë 48 hektarë
Bashkia Rrogozhinë 167 hektarë
Qarku Durrës 1518 hektarë (300 hektarë të zëna me ndërtime të paligjshme, 162 hektarë të përcaktuara nga VKM Nr. 306)
Qyteti Durrës 787 hektarë (300 hektarë me ndërtime të paligjshme, 162 hektarë të përcaktuara nga VKM Nr. 306)
Qyteti Krujë 731 hektarë
Bashkia Krujë 425 hektarë
Komuna Thumanë 70 hektarë
Bashkia Fushë-Krujë 236 hektarë
Qarku Vlorë 3282 hektarë (551 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme)
Qyteti Vlorë 1992 hektarë (193 hektarë zënë me ndërtime të paligjshme)
Komuna Vllahinë 178 hektarë
Bashkia Selenicë 86 hektarë
Komuna Kotë 234 hektarë
Komuna Qendër 200 hektarë
Bashkia Vlorë 451 hektarë
Komuna Armen 20 hektarë
Komuna Novoselë 623 hektarë
Bashkia Orikum 200 hektarë
Qyteti Sarandë 1223 hektarë (189 zënë me ndërtime të paligjshme)
Komuna Aliko 190 hektarë
Komuna Xarë 271 hektarë
Komuna Ksamil 459 hektarë
Komuna Lukovë 303 hektarë
Qyteti Delvinë 67 hektarë
Komuna Vergo 26 hektarë
Komuna Finiq 15 hektarë
Komuna Mesopotani 26 hektarë
Qarku Kukës 2385 hektarë
Qyteti Kukës 494 hektarë
Qyteti Tropojë 40 hektarë
Komuna Lugaj 40 hektarë
Qyteti Has 1851 hektarë
Komuna Golaj 729 hektarë
Komuna Fajza 793 hektarë
Bashkia Krumë 3 23 hektarë
Qarku Lezhë 998 hektarë
Qyteti Lezhë 379 hektarë
Komuna Shënkoll 293 hektarë (80 hektarë përcaktuar VKM Nr.306)
Komuna Dajç 48 hektarë
Komuna Kolsh 38 hektarë
Qyteti Kurbin 513 hektarë
Bashkia Mamurras 223 hektarë (përcaktuar nga VKM nr. 306)
Komuna Fushë-Kuqë 250 hektarë
Bashkia Laç 50 hektarë
Qyteti Mirditë 106 hektarë
Bashkia Rrëshen 106 hektarë
Qarku Gjirokastër 869 hektarë
Qyteti Gjirokastër 440 hektarë
Bashkia Gjirokastër 36 hektarë
Komuna Antigone 27 hektarë
Komuna Lunxheri 211 hektarë
Komuna Libohova 24 hektarë
Komuna Cepo 142 hektarë
Qyteti Tepelenë 40 hektarë
Komuna Qendër 40 hektarë
Qyteti Përmet 389 hektarë
Komuna Piskovë 138 hektarë
Komuna Petran 251 hektarë
Qarku Elbasan 2411 hektarë
Qyteti Peqin 345 hektarë
Bashkia Peqin 108 hektarë
Komuna Pajovë 84 hektarë
Komuna Gjocaj 153 hektarë
Qyteti Elbasan 1627 hektarë
Bashkia Elbasan 19 hektarë
Bashkia Cërrik 226 hektarë
Komuna Papër 267 hektarë
Komuna Shalës 243 hektarë
Komuna Kajan 229 hektarë
Komuna Shirgjan 5 hektarë
Komuna Bradashesh 24 hektarë
Komuna Fierzë 470 hektarë
Bashkia Belsh 144 hektarë
Qyteti Librazhd 164 hektarë
Komuna Qendër 164 hektarë
Qyteti Gramsh 275 hektarë
Komuna Pishaj 197 hektarë
Komuna Kodovjat 78 hektarë
Qarku Berat 1008 hektarë
Qyteti Berat 505 hektarë
Komuna Velabisht 277 hektarë
Komuna Otllak 113 hektarë
Komuna Tërpan 43 hektarë
Komuna Vërtop 72 hektarë
Qyteti Kuçovë 131 hektarë
Komuna Perondi 131 hektarë
Qyteti Skrapar 372 hektarë
Bashkia Poliçan 221 hektarë
Bashkia Çorovodë 141 hektarë
Komuna Qendër 10 hektarë
Qarku Fier 4577 hektarë
Qyteti Fier 2219 hektarë
Komuna Topojë 1579 hektarë
Komuna Mbrostar-Ura 55 hektarë
Bashkia Patos 40 hektarë
Komuna Levan 46 hektarë
Komuna Libofshë 420 hektarë
Bashkia Roskovec 79 hektarë
Qyteti Lushnjë 2358 hektarë
Komuna Dushk 273 hektarë
Komuna Golem 61 hektarë
Komuna Kolonjë 20 hektarë
Komuna Krutje 51 hektarë
Komuna Remas 1481 hektarë (1262 hektarë përcaktuar nga VKM Nr. 306)
Komuna Grabian 472 hektarë
Qyteti Mallakastër s’ka
Qarku Korçë 1454 hektarë
Qyteti Korçë 1118 hektarë
Komuna Libonik 432 hektarë
Komuna Vreshtas 191 hektarë
Komuna Pojan 97 hektarë
Komuna Mollaj 34 hektarë
DBUMK 364 hektarë
Qyteti Pogradec 85 hektarë
Komuna Buçimas 83 hektarë
Komuna Çërravë 2 hektarë
Qyteti Kolonjë 251 hektarë
Komuna Çlirim 127 hektarë
Komuna Mollas 127 hektarë
Bashkia Ersekë 27 hektarë
Bashkia Leskovik 42 hektarë
Qarku Shkodër 1537 hektarë
Qyteti Shkodër 164 hektarë
Komuna Bushat 459 hektarë
Komuna Velipojë 194 hektarë
Komuna Anamalit 720 hektarë
Qarku Dibër 1060 hektarë
Komuna Maqellare 109 hektarë
Komuna Melan 123 hektarë
Komuna Tomin 379 hektarë
Komuna Muhur 24 hektarë
Komuna Kastriot 163 hektarë
Komuna Sllovë 119 hektarë
Komuna Arras 41 hektarë
Komuna Fushë-Çidhën 102 hektarë
Qyteti Mat 456 hektarë
Bashkia Burrel 456 hektarë
PROCEDURAT E SHITJES SË TRUALLIT TË NDËRMARRJEVE DHE OBJEKTEVE SHTETËRORE TË PRIVATIZUARA
1. Shitja e truallit të pashitur të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara, nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të NB-ve, me degët e saj në rrethe, dhe nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike), të bëhet në përputhje me këtë vendim, sipas genplanit, që i bashkëlidhet dosjes së privatizimit.
2. Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e objekteve të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të këtyre agjencive.
3. Të gjitha subjektet, të cilat kanë privatizuar objekte apo ndërmarrje, sipas pikave 1 e 2, të këtij kreu, por që nuk kanë privatizuar sipërfaqen e truallit, sipas genplanit të dokumentacionit të privatizimit, duhet ta blejnë këtë truall deri më 31.5.2009, si dhe të kenë paguar qiranë e truallit rregullisht, deri në pagesën e vlerës së plotë të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë.
4. Pas afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, në rastet kur nuk është paguar qiraja dhe nuk është blerë trualli nga pronarët e objekteve apo të ndërmarrjeve të privatizuara, trualli i tyre vihet në dispozicion të AKKP-së për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe, në rastet, kur trualli ka pronarë, të njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, trualli i kalon këtij pronari.
5. Personi, fizik apo juridik, privat, i cili do të blejë truallin e ndërmarrjes ose të objekteve, që kanë privatizuar më parë, sipas përcaktimeve në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, duhet të paraqesë në dy kopje, në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, dokumentet e mëposhtme: kërkesën me shkrim për blerje të truallit; vërtetimin hipotekor, certifikatën e pronësisë, të noterizuar, nëse ka, kartelën e pasurisë etj., për objektin, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës;
fotokopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP-ja, ish-AQRNB-ja, Ministria e Financave, DASHPP-ja dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, fotokopje të noterizuar të genplanit apo planimetrisë së objektit (në çastin e privatizimit). Deklaratën noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës.
6. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës së mësipërme, për rastet kur privatizimet janë kryer nga ish-AKP-ja dhe degët e saj në rrethe, nëse dosja e privatizimit gjendet e rregullt, dhe brenda 7 ditëve nga mbërritja e dokumentacionit të privatizimit, nga drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK), për privatizimet e kryera nga ish-AQRNB-të, i kërkon zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në qarkun përkatës, dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që të konfirmojnë statusin e truallit, çmimin përkatës të shitjes, të përcaktuar në hartën e çmimeve, në zbatim të Vendimit Nr.183, datë 23.4.2005, të Kuvendit, dhe hartën treguese, me të dhënat e nevojshme gjeografike për zonën përkatëse, nëse ato janë të përditësuara.
7. Zyra rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme i kthejnë përgjigje Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
8. Në rastet kur konfirmohet se trualli i objekteve apo ndërmarrjeve të shitura ka pronarë, të njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, apo ka pronar shtetin, atëherë Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryen shitjen e truallit dhe lidhjen e kontratës.
9. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës apo paraqitja e dosjes së privatizimit nga DRBUMK-ja u kërkon organeve përkatëse të qeverisjeve vendore apo çdo organi tjetër shtetëror, me të cilin subjektet kanë lidhur kontratë qiraje për truallin, vërtetimin për pagesën e qirasë së truallit, për objektin apo ndërmarrjen, nga subjekti kërkues deri në çastin e pagesës së vlerës së plotë të çmimit të truallit, sipas autorizimit të lëshuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, koeficientin e llogaritjes së bashkëpronësisë së truallit (organi i qeverisjes vendore), për rastet kur objekti është me dy apo më shumë kate, si dhe dërgon dokumentacionin sipas pikës 5, të këtij vendimi.
10. Vlera e qirasë së tokës, e arkëtuar pranë organeve të qeverisjes vendore apo organeve të tjera shtetërore, me të cilat subjektet kanë lidhur kontratë qiraje, ndahet si më poshtë: 5 %, Ministria e Financave; 65%, buxheti i shtetit; 30%, organi i qeverisjes vendore apo organi shtetëror përkatës.
11. Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e truallit do të kalojnë 100 % për buxhetin e shtetit, për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara.
12. Organet e qeverisjes vendore apo organi tjetër shtetëror, brenda 7 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie vërtetimin, nëse subjekti kërkues ka paguar qiranë e truallit dhe koeficientin e bashkëpronësisë për objektet me dy apo më shumë kate.
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda 7 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie hartën treguese përkatëse, me të dhënat e nevojshme gjeografike dhe statusin e truallit.
13. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, pas marrjes së dokumentacionit të nevojshëm nga organet e qeverisjes vendore, zyrat rajonale të kthimit e kompensimit të pronave apo organet e tjera shtetërore, njofton kërkuesin për t'u paraqitur pranë këtij institucioni, për të marrë autorizimin për pagesën e vlerës së truallit. Pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit. Pas kryerjes së pagesës së vlerës së plotë të truallit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, në Ministrinë e Financave, lidh kontratën e shitjes së truallit me blerësin.
14. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes, që është privatizuar ose do të privatizohet, bëhet vetëm në lekë.
22 Shkurt 2009