Trojka e ambasadorëve: Të trajtohet seriozisht korrupsioni dhe heqja e imunitetit
Shqipëria duhet të trajtoje seriozisht korrupsionin dhe nevojën për të hequr imunitetin. Ky është apeli qe ka bere sot trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ndërsa kanë marrë pjesë në konferencën e lidershipit në gjyqësor. Kreu i prezencës se OSBE-se ne kërkon me shume bashkëpunim mes KLD-së e qeverisë si pjesë e rëndësishme e reformës. Reforma në drejtësi duhet të bëhet me partneritetin mes gjykatave, KLD-së, qeverisë, Parlamentit. Gjykatat duhet të jenë një shtylle për demokracinë në Shqipëri. Kur funksionojnë siç duhet gjykatat sjellin ne jete te drejtat ligjore te qytetareve duke bërë drejtësi në mënyrë paanshme është shprehur Eugen Wollfarth. Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi se reforma në gjyqësor është kryereforma për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij institucionet e forta garantojnë shtetin e së drejtës ndërsa shtoi se: Shqipëria duhet të trajtojë seriozisht çështjen e korrupsionit dhe nevojën për të hequr imunitetin. Ndërsa ambasadori amerikan Arvizu ka argumentuar se korniza ligjore është e nevojshme edhe për te joshur investitorët e huaj qe te mos kenë frike te investojnë ne Shqipëri. Pro heqjes se imunitetit u shpreh ne takim edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili gjatë fjalës se tij ka theksuar se përkrah heqjen e imunitetit për çdo zyrtar dhe gjyqtar./vizion plus