E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney Nese emerohem president Romney do jete zv/president

Kandidati republikan për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney u shfaq në emisionin e NBC-së "Tonight ëith Jay Leno" për të vlerësuar kësaj here pozitivisht rivalin Rick Santorum dhe për të kritikuar strategjinë amerikane në Afganistan. Ish- guvernatori i Massachusetts nuk përjashtoi mundësinë se, nëse zgjidhej si kandidat presidencial për zgjedhjet e 6 nëntorit mund të emëronte pikërisht rivalin e tij Rick Santorum si kandidat për zv/president e madje tha se ish guvernatori i Pensilvanisë ka drejtuar një fushate të mirë.

"Jam i lumtur me të. Dua të them nëse ai do të donte të ishte pjesë e një administrate me mua, nuk ka asgjë të keqe në këtë, në qoftë se ai do të jetë zv/ presidenti atëherë është më mirë. Unë dua të jem president, le të jetë ai zëvendësi"

Romney po ashtu foli dhe për planet amerikane për tërheqjen e 33. 000 trupave nga Afganistani deri në tetor 2012. Ai deklaroi se dukej e pazakontë që të publikoheshin afate në një konflikt në vazhdimësi.E ndërsa u pyet mbi premtimin e fundit të Santorum për të shpartalluar rrjetet e pornografisë Romny u përgjigj: "Nuk e dija që do të flisnim dhe për pornografi" ndërsa ka shkaktuar dhe të qeshurat e publikut .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›