E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dita e fundit e seances degjimore per reformen shendetesore

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara është duke marrë në shqyrtim reformën shëndetësore të administratës së presidentit Barack Obama. E mërkura është dita e fundit e tre ditëve të seancës dëgjimore për sfidën e republikanëve. Vendimi i gjykatës mund të merret në muajin qershor në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ky proces ka grumbulluar para godinës së kësaj gjykate qindra persona të ndarë në dy grupe, pro dhe kundër reformës së Obamës.
Republikanët mbrojnë sistemin aktual duke e stigmatizuar propozimin e demokratëve si komunist.
Reforma mbetet primare për presidentin Obama dhe dështimi i saj, nga shumë analistë cilësohet si një goditje e fortë edhe për vetë rimandatimin e Obamës në krye të Shteteve të Bashkuara. Ligji, i miratuar dy vjet më parë, synon të shtrihet sigurimin shëndetësor për 30 milionë amerikanë. Në gusht të vitit të kaluar, një gjykatë federale e Apelit në Atlanta vendosi që kërkesa e reformës shëndetësore nuk ishte konform kushtetutes vendase. Ka nëntë Gjykatës së Lartë pesë të emëruar nga Republikanët dhe katër nga demokratët. Ligji mund të mbijetojë në qoftë se vetëm njëri prej të emëruarve konservatorë bashkohet me katër demokratët në të kundërt ligji do të hidhej poshtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›