Rraketa me rreze te gjate veprimi BE thirrje Penianit
Presidenti i Këshillit Evropian,Herman Van Rompei tha se BE mbetet “thellë e shqetësuar për programet raketore dhe të armëve bërthamore të Koresë Veriore“ dhe kërkoi që “Koreja Veriore të përmbahet nga aktet destabilizuese”.
Ai i ka bërë këto komente pas bisedimeve me Presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso dhe presidentin e Koresë Jugore Li Mjung-Bak në Seul, ku dhjetëra liderë botërorë u takuan këtë javë në një samit të sigurisë bërthamore.
Van Rompei ka thënë se prioritet i Koresë Veriore duhet të jetë “situata e rëndë me urinë dhe mungesën e ushqimit dhe jo armët bërthamore.”
Nga ana e saj Koreja Veriore thotë se lëshimi është një “projekt shkencor” që ka për qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por, shtetet tjera mendojnë se nje veprim I tille është një provë raketore, e ndaluar me rezolutat e OKB-së.