E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditen banorët: Nëse nuk e donte, ta ndante. Nuk kishte pse ta vriste

Tragjedia brenda familjes ka tronditur edhe banorët, të cilët kishin pak kohë që njihnin çiftin e ri, i cili sapo u ishte bashkuar familjeve të tjera. "Vajza e re ishte shumë e mirë dhe gjithë ditën e shikonim të bënte punët e shtëpisë, ndërsa djali rrinte shumë rrallë në shtëpi. Por, sa herë ai vinte, në banesë dëgjoheshin debate të shumta", tregojnë fqinjët e çiftit të ri. Sipas tyre, qetësia e djeshme i ka habitur dhe madje kanë njoftuar edhe policinë, duke dyshuar në ndonjë krim të mundshëm. "Në momentin që telefonova policinë, më thanë se ishin njoftuar për një krim dhe shërbimet ishin nisur për aty", shprehet një nga fqinjët e çiftit, të cilët jetonin me qira. Më tej, ata thonë: "Ata kishin probleme xhelozie. Por, nëse ai djali nuk e donte, nuk kishte pse ta vriste. Është krim shumë i rëndë, ai mund ta ndante të shoqen dhe kjo do të ishte një zgjidhje më e mirë për të dyja familjet", tregojnë banorët e zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›