E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirësi për anijet nga moti i keq

Paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike dhe përkeqësimi i tyre kanë paralizuar veprimtarinë përpunuese në portin më të madh të vendit, si dhe bllokuar lundrimin për një pjesë të mirë të mjeteve detare. Shqetësim ka shkaktuar tek autoritetet portuale dhe gjendja e njërit prej trageteve që operon në linjën Bari-Durrës. Megjithatë, trageti është ankoruar pa probleme serioze për pasagjerët e tij në kalatën e terminalit të trageteve. Burime nga Kapiteneria e Portit Detar të Durrësit bënë të ditur se deti ka regjistruar një forcë prej 7 ballësh, ndërsa era ka fryrë me një shpejtësi prej 15 metrash në sekondë. Tragetet kanë regjistruar vonesa në lëvizjet e tyre, ndërsa anijet tregtare kanë shtyrë lundrimet deri në qetësim të motit. Të ankoruara në kalatat portuale, të gjitha anijet me ngarkesa janë detyruar të mbyllin hambarët në pritje të pushimit të reshjeve të shiut. Flota e motopeshkatoreve ka pezulluar prej ditësh daljen për gjueti në det, ç‘ka është reflektuar dhe në tregun lokal të peshkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›