Saranda zgjon vëmendjen e ndërkombëtarëve
Autori i Lajmit: red.
Instituti Amerikan i Kërkimeve Nënujore (INA) ka shfaqur interes për dy anijet antike të zbuluara gjatë muajve korrik-gusht në ekspeditën e dytë të arkeologjisë nënujore shqiptaro-amerikane "Exspedition-Albania 2008" në brigjet e detit Jon në vijën bregdetare të Sarandës. Koordinatori i projektit, Auron Tare, tha se "Instituti amerikan INA, institucioni më i rëndësishëm në botë për këto lloj studimesh, ka treguar interes për të studiuar me hollësi dy anijet antike dhe për të arritur qëllimin ata dëshirojnë t i nxjerrin ato mbi sipërfaqe". "Për të realizuar një objektiv të tillë, pa dyshim, kërkohet një infrastrukturë e posaçme, gjë që në Shqipëri është e vështirë të realizohet", - theksoi Tare. Sipas tij, arkeologët amerikanë do ta përqendrojnë studimin e tyre në vlerat që ekzistojnë në këto dy anije antike. "Edhe pse këto dy anije janë fundosur shumë shekuj më parë në brigjet e detit Jon, ato ruajnë ende të paprekur edhe në ditët e sotme strukturën e tyre prej druri, gjë që ka shfaqur interes të jashtëzakonshëm", - nënvizoi Tare. Ndërsa drejtuesi shqiptar i ekspeditës, Adrian Anastasi, tha se "zbulimi i anijes antike me ngarkesë qeramike Korintike është tepër i rrallë për t u zbuluar në Mesdhe". Koordinatori i projektit, Auron Tare, u shpreh se "në brigjet e Jonit fshihen vlera të mëdha arkeologjike dhe në ekspeditat e tjera, që parashikohet të zhvillohen vitin e ardhshëm, do të identifikojmë detaje të tjera historike që prej shekujsh janë "groposur" në ujërat e Jonit". "Qëllimi i projektit për këtë vit ishte krijimi i hartës dixhitale për trashëgiminë arkeologjike nënujore", - tha Tare, duke shtuar se brigjet e Sarandës vazhdojnë të fshejnë vlerat arkeologjike. Gjatë ekspeditës së anijes "Herkules" është bërë i mundur skanimi i bregut të detit nga Kepi i Ftelesë, në skajin më jugor të rrethit të Sarandës deri në Porto Palermo, rreth 10 kilometra larg qytetit të Himarës. Ky skanim është kryer nga bregu i detit deri në 5 km nga bregu në thellësinë 300-400 metra dhe gjatë këtij procesi janë identifikuar një numër i madh anomalish, të cilat kontrollohen nga roboti i anijes me një teknologji të lartë. Më tej, Auron Tare shpjegon se anija e parë antike u zbulua në thellësinë 70 metra dhe i përket shekullit VI para Krishtit, ndërsa anija e dytë daton gjatë shekullit IV para Krishtit. "Gjatë eksplorimit nënujor të dy anijeve antike, arkeologët me ndihmën e robotit kanë verifikuar ngarkesa me amfora të identifikuara si Korintike të versionit A dhe B", jep varianin e tij Tare. Sipas tij, anija antike, që i përket shek. VI para Krishtit, ka vetem amfora korintike, ndërsa anija e shek. IV para Krishtit, ka një ngarkese të plotë me pllaka qeramike korintike. Arkeologët e ekspedititës e vlerësojnë zbulimin si tepër të rallë në Mesdhe, duke e vendosur bregdetin shqiptar në një pozicion të rëndësishëm për studimin e navigacionit antik. "Specialistët e kërkimeve nënujore kanë hedhur një ide të qartë, për të çelur për herë të parë në Shqipëri, një muze nënujor, gjë që do t u jepte mundësi turistëve të prekin në thellësi të Jonit mjediset arkeologjike", - u shpreh Anastasi, duke shtuar se në rast se këto objekte antike dalin mbi sipërfaqen e detit, atëherë këto vlera zhduken përjetësisht. Kjo ekspeditë u mundësua falë një marrëveshjeje midis Qendrës për Studimet Albanologjike, Fondacionit Amerikan "RPM Nautical Foundation" dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008