“Na kanë llogaritur gabim ditët dënimit”
Autori i Lajmit: red.
Pretendojnë se nuk u kanë llogaritur ditët e shlyera me punë dhe vendosin ta kërkojnë të drejtën të insitucione më të larta të Drejtësisë. Shtatë të burgosur që vuajnë dënimin në Burgun e Shënkollit, përmes një peticioni drejtuar krerëve më të lartë të drejtësisë shqiptare, akuzojnë sektorin juridik të burgut të Burrelit, se u ka grabitur padrejtësisht shumë prej ditëve të cilat i kanë përfituar përmes punës. Burime nga burgjet bëjnë të ditur se të burgosurit kanë evidentuar se në burgun e Lezhës ku ata janë aktualisht, personeli përkatës i tij, rregullisht ka zbritur të gjitha ditët që të burgosurit i kanë përfituar përmes punës. Sipas tyre, edhe pse të burgosurit i kanë përfituar uljet e ditëve të burgut në Shënkoll të Lezhës, ata nuk heqin dorë nga përpjekjet e tyre për t u njohur ditët që kanë përfituar me punë gjatë kohës që kanë qënë në burgun e Burrelit.
Kërkesa
Shtatë të dënuarit kanë nisur një letër për kerët e Drejtësisë ku kërkojnë zbritje nga dënimi se masa e punës së kryer në burg. Kjo e drejtë njihet nga legjislacioni shqiptar, por të dënuarit pretendojnë se atyre u është mohuar. Shtatë të dënuarit Gjergj Ric, Zef Frisku, Preng Frisku, Behar Fisheku, Kol Ejli, Gjergj Luka dhe Mark Lleshi, i kërkojnë Drejtorit të Përgjithshmë të Burgjeve, z. Gazmend Dibra, prokurores së përgjithshme, Ina Rama, Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani dhe Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, që të ndërhyjnë me autoritetin e tyre ligjor, për të “shfuqizuar” indiferencën e drejtësisë së Burrelit e cila ka bërë që ata të mos përfitojnë uljen e ditëve që u takon. Burime nga burgu bëjnë të ditur se të dënuarit vënë në dukje, se personeli i burgut të Burrelit, na afroi punë, me kushtin që dënimi ynë të zbriste me katër ditë në muaj, ndonëse shtuan edhe një pagë qesharake prej 90 lekësh në muaj. Në letër citohet se drejtoria juridike do të na zbriste nga 144 ditë për secilin nga të dënuarit.
Pjesë nga letra
“Ne jemi të punësuar edhe në burgun e Lezhës, por këtu nuk na janë njohur të gjitha ditët që kemi përfituar me punë. E njëjta situatë ndodh edhe në bugun e Peqinit, Krujës, Vaqarrit, Lushnjes etj.” Duke përfunduar shtatë të dënuarit Rica, Frisku, Fisheku, Ejli, Luka e Lleshi, i kërkojnë prokurores së përgjithshme, Ina Rama që të shfuqizojë urdhrin e prokurorit të Burrelit dhe kthimin e të drejtës së tyre, për njohjen e 144 ditëve të fituara me punë gjatë katër viteve qëndrim në burgun e Burrelit”.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008