E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, goditën policinin, kapen 3 vëllezërit

Një polic i komisariatit të Tropojës është goditur me mjete të forta nga 3 vëllezër. Policia arreston 20 vjecarin ndërsa nis hetimin në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij adoleshentë. Polici është jashtë rrezikut për jetën. 

BAJRAM CURRI- Tre vëllezër nga Tropoja, dy prej të cilëve adoleshentë, janë vënë nën hetim, pasi
Akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me mjete të forta një punonjës policie. Ngjarja ndodhi mbrëmë kur 20 vjecari Kastriot Niklekaj, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij adoleshentë pas një grindjeje të castit kanë goditur me mjete të forta një polic të komisariatit të Tropojës. Policia nuk bën të ditur identitetin e policit të plagosur por sqaron se i është dhënë ndihma mjekësore dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 20 vjeçarit është marra masa e arrestit në flagrancë, me akuzën e goditjes së personit për shkak të detyrës, ndërsa dy vëllezërit e tij po ndiqen në gjendje të lirë, për shkak të moshës së tyre të vogël.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›