Kastro shpreh vullnet për të takuar Obamën
Ish-presidenti kuban, Fidel Kastro, shprehet i hapur ndaj mundësisë për të takuar Presidentin e sapozgjedhur amerikan, Barak Obama. "Me Obamën mund të flasësh kur të duash, pasi nuk jemi predikues as të dhunës e as të luftës", shkroi lideri komunist në një ese të publikuar në sitin shtetëror të internetit. "Atij duhet t‘i bëhet me dije se teoria e shkopit dhe karotës nuk funksionon në shtetin tonë". Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që një lider kuban thotë se me Obamën mund të negociohet.