Tropojë, zjarr në një banesë, vdesin nënë e bijë
Nënë e bijë kanë gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Tropojë si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e tyre.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Degë të Tropojës, ku kanë humbur jetën Bute dhe Zoje Osmanaj përkatësisht 92 dhe 60 vjeç, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes kanë mundur të mbijetojnë.
Dyshohet se shkak i ngjarjes i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.