Aldo Bare: Nuk do lindë askush të marrë lagunën e Karavastasë
23/12/2010 Noteri Ardian Karroqi: Laguna u shit sipas ligjeve, pronarëve nuk iu bë presion me armë
TIRANE-Kreu i Bandës së Lushnjës është revoltuar sërish duke mbrojtur pronësinë mbi lagunën e Karavastasë. Para togave të zeza i pandehuri ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd që t’i marrë lagunën e tij, ndonëse është pas hekurave të qelisë. “Atë lloj ndërmarrje nuk do të lindin burra që të ma marrin derisa të jem gjallë”. Lagunën time nuk e merr njeri. Sa të jem unë gjallë askush nuk do të marrë pronën time”, është shprehur Aldo Bare. Me tone të ashpra dhe revoltuese kreu i njërës prej bandave më famëkeqe ka tentuar të kërcënojë çdo person që do tentojë t’i marrë pronën, ndonëse laguna e Karavastasë është një nga pronat e të pandehurit, për të cilën gjykata ka vendosur masën e konfiskimit. Ndërsa është hera e dytë që kreu i Bandës së Lushnjës tenton të mbrojë pronësinë e lagunës së tij, ndërkohë që herën e fundit ka përmendur edhe emrin e Kryeministrit Berisha si një ndër personat që nuk do ia marrë dot lagunën. Këto deklarata të Aldo Bares kanë ardhur fill pas dëshmisë së Ardian Karroqit, noteri që realizo lidhjen e kontratës për kalim e pronësisë së lagunës në emër të Bares. Dëshmitari ishte thirrur nga ana e mbrojtjes, ku ka treguar para togave të zeza se kalimi i pronësisë ka qenë i rregullt dhe brenda ligjit. Në sallën e gjyqit dëshmitari Karroqi është shprehur se çdo gjë është kryer brenda ligjit dhe kontrata është lidhur me vullnetin e plotë të të dyja palëve. Pyetjes së akuzës nëse është përdorur dhunë ose kërcënime për kalimin e pronësisë, dëshmitari e ka mohuar duke përsëritur për herë të dytë se kjo kontratë është brenda kuadrit ligjore. “Aldo Bare kishte ndërmarrje peshkimi, bleu aksionet në Divjakë duke mbajtur një pjesë të punëtorëve. Nuk jam ndjerë i kërcënuar, kam kryer detyrën time si noter për të noterizuar aktet e kalimit të pronësisë. Kjo lagunë ka qenë në pronësi të shumë personave. Kontrata është lidhur me vullnetin e plotë të palëve dhe ka qenë e rregullt, nuk ka pasur kërcënime për të detyruar kalimin e pronësisë. Nuk është marrë as me dhunë e as me përdorimin e armëve. Çdo gjë ka qenë e rregullt dhe brenda ligjit”, ka rrëfyer dëshmitari. Pas përfundimit të dëshmisë së noterit nga ana e kreut të bandës së Lushnjës është kërkuar që të merret në pyetje dhe Shkëlqim Haxhiu, pasi ky person ka dijeni për pronësinë e lagunës së Karavastasë. Ndërkohë që dëshmia e noterit Karroqi bie në kundërshtim me rrëfimin e ish- pronarëve të lagunës, të cilët kanë dëshmuar se prona e tyre është marrë me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve. Madje disa prej aksionarëve të lagunës janë detyruar që të firmosin shitjen e pjesëve të tyre, duke marrë një shumë simbolike në këmbim. Laguna e Karavastasë është një ndër pronat që i është konfiskuar kreut të Bandës së Lushnjës.
Mbrojtja e Bares
Dëshmia e noterit Karroqi është mbrojtja e dytë që i bëhet Aldo Bares në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ardian Karroqi ka lehtësuar pozicionin e Bares, pasi në seancat e kaluara ai është akuzuar nga ish-pronarët se ka ushtruar dhunë dhe presion ndaj tyre, në qoftë se nuk ia shisnin me çmim të ulët sipërfaqen tokësore dhe ujore të lagunës së Karavastasë.
Dëshmia e L.B
Dëshmitarja me inicialet L.B ka favorizuar seancën e kaluar Aldo Baren, duke pohuar se ai është sulmuar disa herë nga Gramos Selmani dhe Artur Daja për t’u vrarë. L.B hodhi akuza të rënda ndaj personit që akuzoi Baren, Gramos Selmani, duke e cilësuar këtë të fundit si një njeri ordiner dhe që e kishte shfrytëzuar në Itali si prostitutë.