Tadiç: Zgjidhja e konfliktit vetëm përmes dialogut

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka thënë se Serbia nuk dëshiron dhunë dhe luftë dhe për këtë paralajmëron partnerët evropianë se çdo veprim i njëanshëm i Prishtinës në veri të Kosovës, rrezikon dialogun, i cili sipas tij është zgjidhje e vetme.
Mediat serbe raportojnë se Tadiç ka theksuar gjithashtu se Serbia dëshiron zgjidhje të konfliktit historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe theksoi se kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut.
Presidenti serb beson se të gjitha problemet rajonale në Evropën Juglindore mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet politikës paqësore dhe se pajtimi i popujve është rruga e vetme drejt BE-së. “Sikur në Ballkanin Perëndimor që ka vend për të gjithë, ashtu edhe në Kosovën tonë ka vend për të gjithë”, është shprehur Tadiç.