Salihi, një hero në Vjenë: Kurrë, kaq shumë emocione
TIRANE-Shënon sërish ai, në Austri tashmë e quajnë një derbi "deja vu". Hamdi Salihi është bërë sërish heroi i Rapidit të Vjenës, duke realizuar në atë që konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme për tifozët e kësaj skuadre. Përballë Austrisë së Vjenës, ishte shqiptari heroi, njeriu që shënoi golin deciziv. Nuk ndodh shpesh që një futbollist nga Shqipëria të vendosë ndeshje kaq të rëndësishme edhe pse Austria nuk hyn në hartën e futbollit të madh në kontinent. Salihi shënoi në minutën e 72-të, kur goditja e Stefan Hofman, u grushtua nga portieri i Austrisë së Vjenës Lindner dhe shkoi në këmbët e shkodranit. Ky i fundit nuk fali dhe e dërgoi në rrjetë, duke realizuar golin e tretë në harkun e 7 ditëve. "Besova te vetja. Pasi u gjuajt topi, e ndoqa dhe shënova, duke i bërë njerëzit të lumtur. Këto emocione janë të paharrueshme", ka thënë Salihi për mediat austriake pas ndeshjes. I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", sulmuesi kuqezi nuk i ka përmbajtur emocionet, për atë që mund të konsiderohet si një nga pasditet më të rëndësishme të karrierës së tij. Lexoni intervisten e plote ne Gazeta Shqiptare.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)