Trukimet, arrestohet Mauri e Milanetto
Criscito përjashtohet nga Euro 2012. Hetohet trajneri i Juves, Antonio Conte
Sërish stuhi në kampionatin italian të futbollit, pas hetimeve të nisura për bastet dhe trukimin e ndeshjeve. Sot janë vënë në pranga Stefano Mauri, mesfushori i ekipit të Lazios dhe Omar Milanetto, qendërsulmuesi i ekipit të Padovas. Deri më tani janë realizuar 19 arrestime dhe urdhrat e ndalimit janë bërë nga kreu i gjykatës së Kremonës, Guido Salvini.
Në hetimet e çështjes ‘Last Bet’ janë përfshirë futbollistë dhe ish-futbollistë, teknikë dhe drejtues të shoqërive profesioniste të serisë A dhe B. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë bashkëpunim në mashtrime financiare dhe trukime sportive.
Mes të hetuarve janë edhe Antonio Conte, ish-trajnier i Sienës dhe presidenti i bardhëzinjve, Massimo Mezzaroma. Karabinierët italianë kanë kontrolluar banesat dhe zyrat e teknikut të Juves, Conte dhe Mezzaromas.
Ndërkohë Domenico Criscit,i cili luan edhe në ekipin e kombëtares italiane nuk do të lejohet të marrë pjesë në Euro 2012. Vendimi ka qenë një zgjedhje e Prandellit dhe federatës italiane të futbollit.
Criscito nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit për shkak të hetimeve që po zhvillohen. Criscito ka biseduar me avokatët e tij, më ka thënë versionin e tij dhe unë besoj te pafajësia e tij ka thënë zëvendës/presidenti Demetrio Albertini.
“Kam një zanat që e kam ëndërruar që fëmijë dhe nuk dëshiroj të shkatërroj gjithçka për budallaqe të tilla. Më vjen keq vetëm se çështja doli një ditë përpara publikimit të listës për Euro 2012, ka thënë Criscito për mikrofonin e Rtl 102.5.
Gjatë pasdites, në hetime është përfshirë edhe Leonardo Bonucci. Emri i tij doli pas marrjes së deklaratave të Andrea Masiello dhe kreu i prokurorisë, u Guido Salvini, u shpreh se: gjatë deklaratave të Andrea Masiello dolën detaje të reja për lojtarë të tjerë të korruptuar të skuadrës së tij, edhe gjatë sezoneve të mëparshme, mes të cilëve mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane Leonardo Bonucci”.
Në lojë është futur edhe trajneri Antonio Conte. “Historia ime futbollistike si lojtarë dhe trajner flet qartë. Me Sienën, vitin e kaluar fituam kampionatin me sakrifica të mëdha, djersë, lot dhe sadisfaksion. Hedh poshtë çdo lloj akuze. Të gjithë e njohin ndershmërinë, korrektësinë dhe integritetin moral si futbollist dhe trajner. Për këtë mund të pyeten shokët e mi, lojtarët e mi, madje dhe kundërshtarët e mi, ka thënë një konferencë për shtyp Conte.
Ndërkaq presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ka dal në mbrojtje të trajnerit të ekipit të tij dhe Leonardo Bonucci.
28 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)