E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miccoli fton Del Pieron në Palermo

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli është duke u munduar të bind Alessandro del Pieron të transferohet në klubin sicilian, pas skadimit të kontratës së tij me Juventusin në fund të këtij sezoni.

Del Piero do të largohet nga gjiganti torinez gjatë verës dhe një numër i madh i klubeve kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

“Do të mundohem ta bind. Jeta është e mirë këtu dhe ai nuk ka nevojë për kontratë të madhe. Nëse vjen këtu do t’i jepja fanellën time me numrin 10”, deklaroi Miccoli i cili ishte bashkëlojtar me Del Pieron në Juventus para transferimit në Palermo më 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›