E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trump nis marshin drejtë presidencës?

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 16:30

Miliarderi, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm që të paguajë 600 milionë dollarë për të fushatën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për shumën marramendëse dhe kandidimin e tij, në një televizion amerikan, Trump ka thënë se “nuk ka qenë asnjë herë më serioz”.

I pyetur nëse i ka 600 milionë dollarë, Trump deklaroi se ishte i gatshëm të shpenzonte një shumë edhe më të madhe.

“Kam shumë më shumë sesa kaq. Pra, nëse duhen 600 milionë, unë do t’i vendos për veten time 600 milionë. Kjo është përparësia ime ndaj kandidatëve të tjerë në garë" tha Trump.

Milioneri i njohur për shfaqjet e tij në media, ka komentuar dhe situatën aktuale politike në vend.

Ai është shprehur se Sarah Palin është një politikanë shumë më e aftë, se sa presidenti aktual, Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›