Trupat pakistaneze luftojnë me militantët në rrugët e Mingorës

Forcat pakistaneze të sigurisë janë përfshirë në luftime të ashpra rrugë më rrugë në qytetin kryesor të Luginës Suat.
Zëdhënësi i ushtrisë, Gjeneral Majori Atar Abaz tha dje se trupat pakistaneze që luftojnë me Talibanin, kishin përparuar në qytetin Mingora, i cili është bërë qendër e luftimeve.
Ai tha se disa pjesë të zonës janë spastruar nga terroristët dhe se 17 militantë, përfshirë një komandant të lartë janë vrarë.
Por ai shtoi se operacioni ka qenë shumë i ngadaltë dhe se Talebanët mund të përpiqen të përdornin civilët në Mingora si mburoja njerëzore.
Forcat pakistaneze kishin ditë që përparonin drejt këtij qyteti. Mijëra civilë filluan ta braktisin Mingorën javën e kaluar në pritje të luftimeve intensive. //ii