Sali Berisha ka zgjidhur i vetëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik

Jam jashtëzakonisht i kënaqur që jam këtu midis jush, për të shprehur në emër të partisë Popullore Evropiane mbështetjen tonë më të fortë për fushatën tuaj elektorale. Partia Popullore evropiane është familja më e fuqishme politike në bashkimin evropianë dhe më gjerë. Në BE ka 13 nga 26 qeveritë e vendeve, përfshi Presidentin Nikola Sarkozi, Kancelaren Merkel, kryeministrin Berluskoni dhe kryeministrin Kostas Karamanlis. Partia Demokratike që është një nga partitë anëtare të PPE, është njëherazi një nga partitë më të njohura dhe më besnike të saj. Muajin e kaluar kryeministri Sali Berisha ishte në kongresin e Partive Popullore Evropiane në Varshavë ku u lançua fushata për parlamentin evropian. Sali Berisha qëndroi krah për krah me të gjithë kryeministrat tanë dhe e bëri shumë të qartë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Kryeministri Sali Berisha ka zgjidhur vetë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik, ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, falë Sali Berishës, sot Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO dhe falë tij, Shqipëria ka dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Arritjet evropiane të Sali Berishës dhe të qeverisë që ai drejton do të ndjehen nga të gjithë qytetarët, sepse së shpejti Bashkimi Evropian do të heqë vizat për të gjithë shtetasit e vendit tuaj. Të jeni të sigurt se PPE dhe lidershipi i tyre, do të mbështesin Shqipërinë për të përfunduar me sukses këtë proces. Sali Berisha ka një listë shumë të gjatë me arritje. Ai arriti të ulë taksat e biznesit dhe të dyfishojë pagat dhe pensionet. Ai ka filluar një numër të jashtëzakonshëm projektesh infrastrukturore dhe një sërë fushash të tjera jetike të vendit tuaj. Ai ka eliminuar krimin e organizuar dhe në këtë mënyrë njerëzit mund të ndjehen më të lirë në qytete dhe në fshatrat e tyre. Ai ka krijuar marrëdhënie të mira diplomatike me fqinjët në rajon dhe e ka bërë Shqipërinë faktor stabiliteti në Ballkan. Sali Berisha e ka vendosur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit evropian. Shqipëria ka nevojë të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe ka nevojë për një dorë të qëndrueshme si ajo e Sali Berishës, nuk ka vend për improvizime dhe eksperimentime të opozitës. Në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara ka nevojë për një lidership dhe vizionin e një njeriu si Sali Berisha.
...