E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mandatin e ardhshëm PD do të vazhdojë ndryshimin e madh të Shqipërisë"

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht edhe Nënkryetarja e PD-së 

TIRANE - Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në hapje të punimeve të Kuvendit elektoral të PD-së, tha se “në mandatin e ardhshëm demokratët do të vazhdojnë ndryshimin e vendit”.
Jozefina Topalli, njëkohësisht Kryetare e Kuvendit, tha gjatë fjalës së saj se “demokratët janë të destinuar për të sjellë ndryshime dhe për të vazhduar ndryshimin. Ky kongres është historik dhe këto janë kohë historike. Bashkë kemi bërë historinë, shqiptarët kanë bërë historinë dhe demokratët kanë bërë një epokë”, vlerësoi Topalli.
Kryeparlamentarja Topalli kujtoi se “Demokratët rrëzuan komunizmin, sollën lirinë, aplikuan për në NATO, e futën Shqipërinë në Këshillin e Evropës. Jam krenare që sot jam bashkë me ju me një Shqipëri që po ndryshon Sali Berisha premtoi ndryshimin dhe sot Shqipëria po ndryshon ka hyrë në NATO jemi drejt BE-së. Ky është shekulli i demokratëve. Forca jonë lëvizëse është dashuria për këtë vend”, tha Topalli.
Duke folur për arritjet historike të qeverisjes së djathtë në këtë 4 vjeçar, Topalli tha se “Ne nuk kthehemi prapa, ne jemi nisur për të fituar dhe ne do të fitojmë se jemi më shumë nga sa ishim 4 vite më parë. Është koha për të realizuar ëndrra të mëdha, ëndrra që i kemi parë të bëhen realitete në Bukuresht kur Shqipëria mori ftesën për NATO, i kemi parë në  Bruksel kur flamuri shqiptar u ngrit krenar”.
E sigurt për një mandate të dytë qeverisës të së djathtës, Nënkryetarja e PD-së- tha se “gjatë mandatit të ardhshëm ne kemi shumë punë të tjera dhe më të bukur do ta bëjmë jetën e shqiptarëve. Ne jemi gati, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë dhe e shohim kudo fitoren. Buzëqeshjen e saj e shoh tek rinia dhe në çdo cep të Shqipërisë”, tha Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›