E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të nxisë liderët e G20 për ndryshime në ekonominë botërore

Presidenti amerikan, Obama, ka në plan të nxisë liderët e G20 në takimin e kësaj jave në Pitsburg, për t‘i ridhënë një formë të re ekonomisë botërore në kundërpërgjigje të krizës më të rëndë fi nanciare të përjetuar nga e gjithë botë në këta dhjetëvjeçarët e fundit.
Në Europë, zyrtarët kanë bërë presion për arritjen e një mar-rëveshjeje që do të kufi zojë pa-gat dhe bonuset e bankierëve. Kjo do të diskutohet në takimin dyditor që do të hapet të enjten. Takimi i G20 do të organizohet në ish-qendrën e prodhimit të çelikut të Pitsburgut në Pensil-vani. Liderët e 20 vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës fi nanciare janë takuar shpesh së fundi dhe ky takim është i treti brenda disa muajsh. I pari ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dyti në Londër dhe i treti sërish në Amerikë. Ven-det pjesëmarrëse në këtë takim përfaqësojnë 85% të ekonomisë botërore dhe këtë herë, si edhe dy herët e mëparshme, do të takohen për të shqyrtuar politikat në lidhje me krizën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po propo-zojnë një kuadër të ri ekonomik, që presin të miratohet edhe nga G20. Sipas Obamës, ekonomia amerikane është duke e marrë veten, edhe pse për momentin papunësia mbetet në një shkallë të lartë. Por, sipas tij, tani ishte pikërisht momenti i rebalancimit të ekonomisë pas dekadave të superkonsumit amerikan. "Ne nuk mund të kthehemi pas në epokën kur kinezët, gjerma-nët apo edhe vende të tjera na shisnin vazhdimisht gjithçka, ndërkohë që ne nuk u shisnim asgjë", ka deklaruar Obama në një intervistë të fundit televizive para takimit të së enjtes.
Për shumë vite para krizës financiare që shpërtheu në vi-tin 2007, ekonomistët para-lajmëruan në lidhje me rreziqet dhe mungesën e balancave në ekonominë botërore, ose më konkretisht në lidhje me tepricat e mëdha fi nanciare dhe rezervat e monedhave të mbledhura nga vende eksportuese si Kina, por, nga ana tjetër, edhe defi-citi i stërmadh i disa vendeve si Shtetet e Bashkuara. Pas krizës, konsumatorët amerikanë janë tkurrur, ndërsa çmimi i pasurive të paluajtura ka rënë dhe është shtuar papunësia ndaj Uash-ingtoni do që vende të tjera të shndërrohen në motorë të rritjes. "Një nga arsyet e takimit të Pitsburgut është krijimi i ekonomive të balancuara", ka deklaruar Obama. Kinës i është bërë thirrje e vazhdueshme nga Perëndimi në lidhje me nxitjen e popullsisë së saj për të shpenzuar më shumë. Për sa i përket propozimit të Obamës, ai është hedhur në një dokument, në të cilin paraqitet edhe korniza e balancimit që kërkon Shtëpia e Bardhë. "Kjo kornizë do të jetë një zotim nga ana e liderëve të G20 për ndjekjen në mënyrë individuale dhe kolek-tive të një sërë politikash që do të çojnë në një rritje ekonomike të balancuar, të fuqishme dhe të shëndetshme", thuhet në letër. Në këtë propozim, pa përmendur vende specifi ke, thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të kursejnë më shumë dhe të pakësojnë defi ci-tin buxhetor, Kina duhet që të mbështetet më pak tek ekspor-tet, ndryshe nga sa ka bërë deri më tani dhe Europa duhet që të bëjë ndryshime strukturore për ta bërë veten më tërheqëse për investimet. Për sa i përket FMN-së, ajo do të jetë në qendër të një procesi rishikues, i cili do të vlerësojë politikat e vendeve të ndryshme dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike. Në Pitsburg, ndërkohë, do të organizohen edhe demonstrata nga organizata dhe individë që do të kërkojnë më shumë vende pune dhe shtim të shpenzimeve për punët publike. Zyrtarët europianë kanë bërë sërish thirrje që takimi të mer-ret edhe me rregullat e reja ndaj bonuseve të bankierëve. Sipas tyre, pagat masive dhe bonuset shihen si një nga shkaqet e krizës së fundit të kredive. Ministri gjer-man i Financave tha se e mbësh-teste propozimin holandez për të kufi zuar bonuset e ekzekutivëve në nivelet e pagave të tyre vjetore, ndërkohë që punonjësit e "Wall Street" e kundërshtojnë një gjë të tillë. Kancelarja gjermane, Merkel, deklaroi së fundi se ajo ishte op-timiste se një marrëveshje do të arrihej për reformimin e tregjeve financiare. Ministri gjerman i Financave bëri të ditur se vendet do të shqyrtojnë edhe propozi-min për një taksë botërore ndaj transaksioneve fi nanciare për të shmangur ekseset. Liderët e G20 do të diskutojnë edhe çështje të tjera në Pistburg, përfshi ndry-shimet klimaterike para takimit të Kombeve të Bashkuara dhjetorin e ardhshëm, i cili do të shqyrtojë nivelin e uljes së emetimeve të gazeve të dëmshëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›