Topi takon ministrin e Mbretërisë së Bashkuar
Presidenti Bamir Topi ka pritur dje ministrin e Shtetit në Ministrinë
e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Vernon Coaker. Pasi i
ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi ka vlerësuar
bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që Shqipëria ka me
Mbretërinë e Bashkuar. Më pas, kreu i shtetit shqiptar e ka informuar
ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimet pozitive që vendi
ynë ka bërë në realizimin e reformave në vend dhe konkretisht në
fushën e rendit, në ekonomi, konsolidimin e institucioneve të pavarura
etj. Gjithashtu, Presidenti ka shprehur interesin e shtetit shqiptar
për zgjerimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të
frytshëm mes dy vendeve në të gjitha fushat, por sidomos në aspektin
e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.