Tryeza e PS, Rama: Ta bëjmë fshatin konkurues

Dje gjate tryezes se PS per drejtesine
Sfida kryesore është transformimi i sektorit bujqësorë, nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurues. Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në tryezën e thirrur sot nga opozita për zhvillimin rural, bujqësinë, peshkimin, pyjet etj.
Sipas kreut socialist, Rama; Ferma shqiptare sot është e bazuar në modelin familjar, kushtëzohet në një sipërfaqe shumë e vogël dhe është nën kërcënimin e konflikteve të pronësisë.
60% e prodhimit nuk e mbërrin dot tregun shqiptar, shkatërrohet, ose i shërben vetëm mbijetesës së familjeve që jetojnë në fshat. Shqipëria sot eksporton 8 deri në 9 herë më pak sesa importon. Këtë sa ka asnjë vend, përbën një raport të papranueshëm. Ky program duhet të atakojë këtë shifër, si një shifër që e vetme tregon se cfarë duhet të ndryshojë në bujqësinë shqiptare. Shqipëria bën pjesë në marrëveshjet e tregtisë së lirë, por ka mbetur e pazhvilluar në hapësirën e vet rurale, dhe përtej energjisë për të mbijetuar të fshatit, duke u mbshtetur vetëm tek kërkesa në tregun vendas, është bërë viktimë e vetvetes.- tha Rama.
Rama tha se, zhvillimi rural është shumë më tepër sesa zhvillimi i bujqësisë.