Përçarje, Berisha: Përgjigja më e mirë, No koment

Nga një mbledhje e Grupit të PD
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha se, të gjithë ata të cilët kanë kërkuar tua servirin sapunin për djathë shqiptarëve, kanë dështuar.
Berisha sulmoi sërish kreun e opozitës, Edi Rama, i cili sipas kryeministrit po kërkon se kujt tia hedh Bamirin në prehër
Pasi e detyroi të votojë, tani e ka kapë halli se në çferrë do ta vendosë. Unë i them Ramës se viti i themelimit të PD-së, ka një histori, kanë dështuar të gjithë ata të cilët janë përpjekur tu servirin sapunin për djathë. Se atë faqeziun nuk votoi për shkarkimin nga KLD-ja, sepse nuk guxonte të votonte, partitë Portokalli. Tani derdh lot krokodili se po përçahet e djathta. Mendoj se komenti më i mirë është No Koment.- tha kryeministri.
Berisha vlerësoi si zhvillimin më interesant të kohëve të fundit, atë që ai e quajti, përpjekjet e Ramës për të ndriçuar të djathtën.
Në të gjitha ciu ciu-t e javevë te fundit zhvillimi më interesant është përpjekja e zotit Rama për tu bërë arkitiket i të djathtës. Pasi e ndriçoi të majtën, tani si tja bëjmë me të djathtën.- tha Berisha
Në të tjera, kryeministri përgëzoj komisionin e ligjeve që nisi sot shqyrtimin e ligjit, sipas tij, shumë të rëndësishëm, ligjin e Gjykatës Administrative.
Kryeministri tha se, PS e ka miratuar në parim ligjin që për 2 vjet nuk e bëri, por e përgëzoi, ndërsa shtoi, uroj të mos e përdorin për një datë tjetër që të bllokojnë Shqipërinë.
Interneti ishte një tjetër temë e cila u prek nga kryeministri.
Përdorimi i interneti në harkun kohor 12 mujor ka njohur rritjen më të lartë, me shpejtësi kuantike, është rritur me 340%. Unë u ndala në këtë çështje, sepse kur kjo forcë politike shpalli në vitin 2006, si objektiv të saj madhor, Shqipërinë në moshën dixhitale, kjo ishte një nga nismat që u mbulua me skepticizmin të opozitës shqiptare dhe jo vetëm opozitës. Por Shqipëria dixhitale është Shqipëri në të cilën qytetarët e saj disponojnë potencialet më të mëdha të komunikimit, e drejte për komunikim është sinonim i të drejtës për të vërtetën.- tha Berisha.
Lidhur me çmimin, Berisha tha se, sot sërish interneti ka një çmim më të lartë, duke shtuar se, qeveria po merr të gjitha masat që shqiptarët të mund të blejnë internet me çmimin më të ulët në Evropë.