Tryeza me Berishen, diskutim ne rang ekspertesh per rajonalin
Fatjona Mejdini
Perfaqesuesit e mazhorances se djathte nuk kane arritur te gjejne diten e djeshme konsensus ne lidhje me reformen zgjedhore. Te mbledhur ne Kryeministri ne nje takim me Kryeministrin Berisha, 2 ore diskutime pasditen e djeshme nuk iu kane mjaftuar aleateve te PD-se per te qene te qarte dhe dakord ne lidhje me propozimet e ardhura nga kreu i qeverise. Keshtu kreret e partive te djathta parlamentare, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Genc Pollo, Lufter Xhuveli, Arian Starova, Leonard Solis dhe Ekrem Spahia ndonese kane realizuar takimin e shumepritur me Kryeministrin Berisha per reformen zgjedhore, nuk kane arritur te gjejne nje konsensus te perbashket me liderin e PD-se. Nga takimi kane dale me qendrimin se, duke u nisur nga dita e sotme, ekspertet zgjedhor te partive te vogla te djathta ne bashkepunim me ekspertet e PD-se do te hartojne disa skema mbi sistemin rajonal proporcional ne menyre qe votat e marra nga parti e vogla te arrijne te perkthehen ne deputete ne Kuvend. Ne takimin e djeshem, Kryeministri Berisha ka theksuar se partite e vogla te djathta do te kene mundesine te paraqesin listat e tyre ne cdo rajon te vendit, ne te njejten menyre se si do te veproje edhe Partia Demokratike. Nisur nga kjo, Kryeministri Berisha ka deklaruar se ai ishte i interesuar qe te gjendej nje format qe partive te vogla te djathta te mos u humbte asnje vote dhe numri i tyre te perkthehej me numra deputetesh ne Kuvend. Nga ana tjeter, kreu i qeverise ka theksuar faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te shkrihet dhe se partite e vogla te djathta do te kene mundesine te kene perfaqesuesit e tyre ne komisionet vendore qe do te ngrihen ne cdo rajon te vendit. Por kjo duket se nuk ju ka mjaftuar aleateve te djathte, te cilet kane kerkuar ngritjen e grupit te eksperteve zgjedhore ne menyre qe deklarata e Kryeministrit Berisha te perktheheshin ne situata hipotetike, por qe do te tregonin ne menyre te qarte se si do te beheshin llogarite per perfaqesimin e tyre ne parlament. Nderkohe qe Pollo eshte shprehur se kishin diskutuar ne lidhje me paketen e PS dhe Berisha kishte degjuar te gjitha propozimet. Nje ceshtje tjeter qe eshte diskutuar ne takimin e djeshem mes krereve te partive te djathta dhe Kryeministrit Berisha ishin edhe ndryshimet ne Kushtetute. Kryeministri Berisha ne menyre te qarte ka deklaruar perpara aleateve te tij se nuk kishte ndermend te merrte kompetenca te teperta dhe se ishte dakord me mosmiratimin e nenit ne te cilin kryeministrit i lindte e drejta te kunderfirmoste dekretet e Presidentit ne menyre qe ato te konsideroheshin si ligjore. Me ane te nje letre derguar Kryeministrit Berisha, pak dite me pare, aleatet i kane kerkuar mbledhjen e tryezes se perbashket per te diskutuar ne lidhje me reformen zgjedhore. Megjithese mosgjetjen e nje zgjidhjeje ne lidhje me reformen zgjedhore kreret e partive te djathta kane vleresuar hapjen e diskutimeve mes tyre dhe PD-se ne lidhje me nje reforme kaq te rendesishme sic eshte ajo e sistemit zgjedhor.