Meta: Proporcionali, me ndarje rajonesh te barabarta
Kreu i LSI nuk ka munguar te shprehe dhe opsionet e tij per sistemin zgjedhor dhe deri ku mund te leshoje per kompromis. Sipas tij, proporcionali rajonal te jete nje ndarje me rajone elektorale dhe administrative me numer te afert zgjedhesish. Te jete nje prag te pranueshem. "Per ne te jete dhe 15 per qind, ka rendesi parimi i barazise. Duan te shfrytezojne ndarjen anormale te Shqiperise, per te justifikuar se ky eshte sistem proporcional rajonal. Pra, ne 12 rajone elektorale me 12 prefekturat. Perputhshmeria e votave me numrin e vendeve ne Kuvend cenohet, pasi rritet pragu ne menyre fiktive", ka deklaruar Meta. Ai ka kerkuar rregulla te qarta nga Rama, pasi nuk ka asnje lloj besimi per shkak te kapjes se tij nga Berisha. Sipas tij, dhe ne zgjedhjet vendore te shkurtit 2007 ai kishte kerkuar si pike te pare dhe me te rendesishme te marreveshjes qendrimin e perbashket per reformen zgjedhore. "Jo vetem kaq, ju mund ta kujtoni se une si kryetar i LSI nuk e firmosa marreveshjen e pare, duke mos pasur besim te lidershipi i PS-se, une kerkova nje protokoll te posacem dhe me pas firmosa te dyja keto dokumente", tha Meta.