Komisioni voton proporcionalin e PS
Rozeta Rapushi
Komisioni i Ligjeve miratoi dje ne parim me bekimin e PD-PS, ndryshimet ne Kushtetute per reformen zgjedhore. Nderkohe qe, ra dakord dhe per te pranuar dhe paketen e PD-se per ndryshuar Kushtetuten per veprimtarine e institucioneve te tjera. Vendim qe erdhi pas terheqjes zyrtare te PD-se nga prekja e nenit 93, qe i hiqte ekskluzivitetin e dekretit Presidentit, duke kerkuar kunder-firme nga Kryeministri apo ministrat per ligjet. Kunder ketij vendimi, votuan vetem Spiro Peci dhe Spartak Braho. Republikani Arian Madhi abstenoi, ndersa demokristiani Tom Doshi u bashkua me dy forcat e medha politike.
Me shumice votash, komisioni vendosi te shtoje ne ligjin themeltar te shtetit se sistemi zgjedhor do te jete proporcional rajonal e Kuvendi do te perbehet nga 140 deputete qe do te zgjidhen me zona zgjedhore shume-emerore. Parimisht dakord u ra te "shkrihet" dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke mos e lene si nje institucion kushtetues. "Me thoni ne cilin vend te botes, sanksionohet ne Kushtetute per listat e zgjedhesve apo kandidatet. Duhen lene ne Kodin Zgjedhor te tilla sqarime. Po shperfytyroni Kushtetuten", tha deputeti i LSI-se, Spartak Braho. Ai kerkoi qe ceshtja e listave dhe kandidateve te lihet ne kod e te vihet ne funksion komisioni i reformes zgjedhore. E njejta kerkese u be dhe nga republikani Arian Madhi, i cili sugjeroi qe te mos nderhyhet ne Kushtetute deri te listat. "Cfare do ndodh nese ne te ardhmen do kerkohen ndryshime te tjera. Do nderhyjme prape ne Kushtetute. Lejani Kodit zgjedhor", tha Madhi. Por, PD-PS nuk pranuan te bejne ndryshime. Zerin te vegjlit e ngriten dhe per shkrirjen e KQZ-se si organ kushtetues. "Si do e lini vendin pa institucion zgjedhor. Po shkaterroni cdo institucion kushtetues", theksoi Braho. Ndersa Spiro Peci kerkoi sqarime nga kryetari se, nese shkrihet KQZ, cfare do te behet ne rast se do kete zgjedhje te pjesshme ne ndonje komune. "Nuk behet fjale per shkrirje te KQZ-se. Thjesht hiqet si institucion kushtetues. Ne po kerkojme te parandalojme situata te tilla si ajo qe u detyruam te ndryshojme Kushtetuten per te futur nje anetar te LSI", u pergjigj kryetari Fatos Beja.
Komisioni i Ligjeve do te diskutoje sot nen per nen ndryshimet qe PD kerkon te beje per nene te tjera te Kushtetutes, qe prekin institucionin e presidences e prokurorise. Pas terheqjes publike te bere nga Arenca Trashani te nenit 93, ku PD kerkonte qe per dekretet e kreut te shtetit te kunderfirmoste Kryeministri dhe ministrat perkates, deputetet e majte rane dakord t'i diskutojne nje me nje ne mbledhjen e sotme. Diskutimi do te vije pas negociatave mes relatoreve Trashani dhe Xhafaj.
Kundershtimi
Deputetet Spiro Peci dhe Spartak Braho ishin te vetmit qe votuan kunder ne Komisionin e Ligjeve per nderhyrjet ne Kushtetute. Republikani Arian Madhi dhe pse prej kohesh ka deklaruar voten kunder, abstenoi ne mbledhjen e djeshme. Ndersa demokristiani Tom Doshi, iu bashkua vullnetit te PD-PS per ndryshimet kushtetuese. Paketa do te shqyrtohet si nje e plote ne Kuvend, pasi komisioni te kaloje dhe amendamentet qe lidhen me veprimtarine e institucioneve.