E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Presidenti, jo me me pak vota se Dobjani

"Ndryshimet qe nuk lidhen me zgjedhjet per ne jane te panegociueshme, ne nuk behemi pale per ndryshimet e tjera". Ky ka qene qendrimi i ardhur dje nga kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi, i cili, ndalur ne ndryshimet kushtetuese te kerkuara nga PD, u shpreh se cenimi i institucionit te presidences eshte cenim i pavaresise se gjyqesorit dhe si e tille eshte e papranueshme. "Presidenti nuk mund te zgjidhet me nje shumice me te dobet sesa Avokati i Popullit, apo sic votohen ligjet per Gjykaten e Larte per gjyqesorin ne teresi, prokurorine apo kodet institucionale, te cilat kontrollohen nga Presidenti i Republikes", theksoi Gjinushi, i cili shtoi se "aq te pastudiuara dhe tendencioze jane ndryshimet e propozuara sa qe flitet per kunderfirmosje dekretesh".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›