E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kumbaro: Shkrirja e KQZ, presion i politikes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do jete me i prekur nga presioni i politikes, nese shkrihet. Keshtu tha dje, per gazeten, nje prej anetareve, Fatmir Kumbaro. Duke folur per nismen e fundit te PD per shkrirjen e institucionit, Kumbaro theksoi se nje veprim i tille eshte naiv, i pamenduar dhe aspak ne sherbim te zgjedhjeve te lira. Nderkohe qe, tha se KQZ jo pak here ka marre vendime kundra ligjit, per shkak te presionit te politikes.

PD depozitoi ne Kuvend nje pakete per ndryshimin e Kushtetutes. Mes tyre parashikohet dhe shkrirja e KQZ-se. Cili eshte mendimi juaj, si anetar i ketij institucioni?

Une, si gjithe te tjeret, u njoha nga masmedia me keto ndryshime. Rezulton se ka amendament kushtetues, por akoma nuk dihen se cfare do behet, ku do arrihet e cfare kerkohet. Kjo eshte absurde, nese flasim per nderhyrje serioze qe po kerkohet te behen ne Kushtetute.

Ne rast se vendoset shkrirja e KQZ-se, si mund te realizohen zgjedhjet ne vend?

Ekzistojne tre variante per administrimin e zgjedhjeve. Qe te jete nje organ i perhershem, i perkohshem apo te jete nje organ shteteror, qe te kryeje detyrat e nje organi qendror per zgjedhje. Nga viti 1991 e deri me sot nuk ka pasur procese zgjedhore te pakontestuara nga pala humbese. Shkakun e humbjes partite nuk e shohin te vetja e programi, por tek organizmi qe merret me zgjedhjet. Nuk them se KQZ aktuale eshte e lare nga "mekatet" e veta lidhur me devijimin qe ka bere nga normat ligjore. Ka pasur dhe nderhyrje dhe vendime qe jane marre nen presion te politikes dhe ne ndikimin e saj. Por nuk eshte kjo zgjidhja. Ne, per fat te keq, jemi te prirur te ndermarrim veprime amatoreske, te paargumentuara dhe te dites, dhe Kushtetuten ta veme ne dispozicion te politikes se dites. Te nderhysh ne statusin kushtetues te KQZ-se do te thote ta lesh ate te zbuluar nga presioni i politikes. E habitshme eshte se te ne ndodh se vete opozita bie pre e ketij koncepti.

Nje komision i perkohshem zgjedhor do kryente punen si duhet per pergatitjen e zgjedhjeve.

Nuk eshte e pamundur te realizohen zgjedhje dhe me komision te perkohshem. Nese mendohet se problemet qe ka administrata zgjedhore, vijne nga se eshte e perkohshme apo jo, ky eshte konceptim naiv. Nuk ka komisioner qe per qejf devijon nga ligji. Eshte produkt i presionit.

KQZ mund t'i realizoje zgjedhjet parlamentare te 2009, duke funksionuar si i nje organ i perkohshem?

Nese do arrihet qe te ndryshoje statusi i komisionit, zgjedhjet do behen. Gjykoj te veshtire faktin qe disa komisionere me status te perkohshem do te jene me te mbrojtur nga politika per te administruar zgjedhjet. Une mendoj se me komisionere me status se perkohshem do te jete me e veshtire qe te mbrohen nga presioni i politikes dhe "hakmarrja" e atyre qe kane veglat e pushtetit ne dore.

R.Rapushi

Kritikat e Kumbaros per ndryshimin

Cdo veprim ne lidhje me KQZ-ne duhet te behet mbi bazen e nje analize te thelle e mendimi te pjekur.

Nese do te kete ndryshime, KQZ do te rikompozohet.

Tingellon bukur ideja qe te jene njerez te pavarur dhe profesioniste. Po nga do dalin keta profesioniste, kur nuk ka shkolle te larte per kuadro te administrates zgjedhore.

Eshte e nevojshme qe te gjendet menyra qe veprimtaria e KQZ te mbahet nen kontrollit te subjekteve, por dhe opinionit te shendoshe.

Me nje organ zgjedhor te perkohshem, behet me i cenueshem besimi te komisioneret dhe ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›