E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokrati Rusmali, ne rolin e negociatorit

Deputeti i PD-se, Ilir Rusmali, luajti dje ne Komisionin e Ligjeve rolin e negociatorit me PS-ne per ndryshimet kushtetuese. Ishte ai qe sugjeroi shtyrjen e diskutimeve te paketes se PD per ndryshimin e kushtetutes per disa institucione, duke e quajtur te nevojshme diskutimin me partine me te madhe te opozites. "Te mblidhen relatoret dhe te shqyrtojne nenet qe PD propozon per te nderhyre ne kushtetute per institucionin e presidentit, kryeprokurorit e ceshtje te tjera", tha Rusmali, duke qetesuar gjakrat ne komision. Pas ketij propozimi, kryetari Fatos Beja u detyrua qe te shtyje mbledhjen per sot. Nderkohe qe PD u terhoq nga kerkesa per ndryshimin e nenit 93, qe i jepte kompetence Kryeministrit te kunderfirmoste dekretet e Presidentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›