E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nje minute heshtje per "vdekjen" e komisionit

Deputeti i LSI-se, Spartak Braho, akuzoi Komisionin e Ligjeve se po shkaterron Kushtetuten dhe institucionet e pavarura. "Te vjen turp te rish ne mbledhje te tilla. Po beni cdo gje qesharake", tha Braho, duke kerkuar qe deputetet te mos fusin ndryshime te detajuara ne Kushtetute per reformen zgjedhore, por t'i lene ne Kodin Zgjedhor. Duke vijuar debatin dhe ne seancen e pasdites, Braho kerkoi nje minute heshtje, duke qene se komisioni i reformes ka vdekur. Te pakten, sipas PD-PS. "Komisioni i Ligjeve vendosi eliminimin e KQZ. Me eliminimin e tij mbetemi pa organ qe administron zgjedhjet. Qe do te thote se, largqofte, nese na iken ndonje shok, s'i bejme dot zgjedhjet", ironizoi Braho. Sipas tij, dy forcat politike, si PD dhe PS, jane bashkuar kunder Kushtetutes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›