E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tufa” dhe “Qafë-Gjashta” shtyhen

22/04/2010 Tërhiqet nga dëshmia kunati i Lavdërim Tufës

TIRANË- Gjykata për Krime të Rënda nuk e zhvilloi dje procesin gjyqësor ndaj të pandehurve që akuzohen për ngjarjen e rëndë të Qafë – Gjashtës në mars të vitit 1997. Në këtë ngjarje u vra një oficer policie dhe u mor peng një tjetër. Shkak për shtyrje u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës. Asnjë prej tyre nuk kishte paraqitur arsye me shkrim dhe në këto kushte Kolegji Penal u detyrua të caktoi një tjetër datë. Po dje nuk u zhvillua edhe seanca kundër Lavdërim Tufës, akuzuar për vrasjen e trefishtë në “Kartodrom 2000” në vitin 2003. Vet Tufa, për të cilin u prish dënimi me burgim të përjetshëm nuk qe i pranishëm. Për të vazhduar gjykimin ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit kunati i tij. Por ky i fundit nuk pranoi të fliste, duke qenë se kishte konflikt interesi dhe mbrohej nga ligji. Të detyruar nga kushtet në të cilat u ndodhën, gjyqtarët e shtyn gjyqin në pritje të dëshmitarëve të tjerë. Për Tufën procesi ka nisur nga e para. Prishja e vendimit që u dha nga Krimet e Rënda, detyroi shkallën e parë të nisë hetimin gjyqësor për të vërtetuar vrasjen e bujshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›