Tuna s’i do femrat
Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna ka hedhur poshtë çdo mundësi që ajo të jetë biseksuale gjatë emisionit “E diela shqiptare”, që transmetohet në TV Klan.
Këngëtarja, e cila ka thënë se deri tani ka qenë në pushime- dhe kishte marrë edhe ngjyrën e bukur të lëkurës, është paraqitur shumë e relaksuar dhe aspak nën presion, pavarësisht se nuk ka shumë kohë që ajo i ka dhënë fund martesës së saj.
Në këtë emision, që udhëhiqet nga moderatori dhe kantautori Ardit Gjebrea, ajo ka kënduar edhe hitin e saj “Dyshemeja” dhe disa këngë të tjera.
Pasi e ka bërë këtë, këngëtarja ka hedhur poshtë çdo përfolje se ajo është lesbike apo biseksuale. Madje, Tuna ka thënë se personi që e dashuron është një grua që gjendet çdoherë në publikun e emisionit “E diela shqiptare”.
Ajo ka thënë se kjo është gruaja që ajo e dashuron, sepse ajo është e respektuar, punëtore, familjare dhe e qetë.
Tuna tha se nuk ka asnjë prirje homoseksuale dhe për të ndoshta të qenit person publik ka bërë që asaj t’i vihen kostot e veta.