Kujtimet e bandës mbretërore
I kthehet historisë së lavdishme të bandave frymore shqiptare, si një motiv i mjaftueshëm për domosdoshmërinë e ringjalljes së traditës në të sotmen. Halim Teqja ka më se 30 vjet që punon si dirigjent. Aktualisht drejton Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura, një orkestër që dallon nga të tjerat për vetë specifikën, ekzekutimin nëpër ceremoniale shtetërore. Si pjesë e shoqatës, por edhe i ftuar si dirigjent në edicionin e katërt të Festivalit të Orkestrave Frymore, "Albanian Wind Band Festival", ai e sheh këtë aktivitet si një përpjekje të ringjalljes së traditës. Do të drejtojë "Tirana New band" në mbyllje të festivalit që çelet nesër në qytetin e Sarandës e mbyllet më 11 korrik, në një koncert shqiptaro-grek.
Prej vitesh ushtroni profesionin e dirigjentit, jo në një institucion, por në një orkestër frymore...
U bënë gati 30 vjet që e ushtroj këtë profesion, të cilin e kam dashur që në fillim. Fakti që vazhdoj të jem aktiv, do të thotë që edhe ai më ka dashur mua. Jam i kënaqur që do të drejtoj orkestrën më të vjetër profesioniste, e vetmja e llojit të saj në Shqipëri, e krijuar që në fillimet e mbretërisë e që vazhdoi si e tillë me një ndërprerje 5-vjeçare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga 1944-a dhe në vazhdim ishte i vetmi formacion profesionist dhe vijoi të ishte një orkestër me peshë në klimën artistike dhe kulturore të Shqipërisë, krahas edhe Orkestrës Simfonike të RTSH-së dhe asaj të Teatrit të Operës.
E shkuara sjell një historik të lavdishëm të orkestrave frymore në jetën artistike shqiptare e më gjerë? Pse është i rëndësishëm sipas jush organizimi i një festivali të tillë?
Nëse do të shkonim pak më herët në histori, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura (në krye të së cilës unë jam) është majë e një lëvizjeje që i ka fillimet në Shqipërinë e fundit të shekullit XIX. Duke e kujtuar jo vetëm si argument historik, por edhe kulturor, kjo lëvizje ka ecur përkrah asaj që bënë patriotët e asaj kohe me penda. Ajo është një nga faktorët bazë që ngriti dhe ushqeu atë ndjenjë kombëtare të mëvetësisë kombëtare që u realizua më 1912. Gjatë atyre viteve kemi krijimin në bazë shoqërish atdhetare qoftë jashtë dhe brenda vendit të shumë bandave, duke filluar që nga banda "Vatra", e krijuar me Thoma Nasin dhe patriotë të tjerë shqiptarë. Në atë klimë, kjo lëvizje ishte më se e domosdoshme krahas elementëve dhe faktorëve patriotikë që shteti i ri shqiptar të mëkëmbej. Në kohën e mbretërisë, duke u konsoliduar shteti me kuadrin ligjor dhe institucional të asaj kohe, u krijua dhe orkestra e parë profesioniste frymore që mbulonte protokollin mbretëror. Kemi dy banda në këtë kohë, banda e xhandarmërisë që mbulonte kryesisht për ceremonialet ushtarake dhe banda mbretërore për ceremoniale mbretërore. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në traditën e këtyre bandave pati grupime, në të cilat përfshiheshin edhe ushtarë e oficerë të huaj, por nuk pati ndonjë bandë që bëri histori që të përfshihet si eveniment i kësaj lëvizjeje. Në ‘44-n po me pjesëtarë të bandës së xhandarmërisë dhe asaj mbretërore u krijua Banda e Ushtrisë prej 20-25 vetash, që u inaugurua si informacion në paradën e 28 nëntorit 1944 dhe vazhdoi më vonë me të famshmin Kristaq Pambuku që është emblema e gjysmëshekullit të fundit të orkestrës frymore të ushtrisë. Pastaj me radhë njerëz të tjerë vazhduan të jenë drejtues të kësaj trupe, si: Selman Shtici, Fatmir Foçi. Sot, misioni i këtij formacioni është mbulimi i ceremonialeve shtetërore dhe për këtë specifikë nuk e gjen spektatorin, por e kërkon atë në një lëvizje të vazhdueshme, duke qenë ekzekutues në çdolloj ambienti, kohe, moti dhe natyre. Është formacioni muzikor më demokratik, më i qenësishëm dhe më i pranueshëm në jetën artistike sot. Gjatë sezonit veror dhe turistik janë me dhjetëra e qindra takimet e festivalet e këtij lloj formacioni në të gjithë botën. Falë iniciativës së kryetarit të Bashkisë së Sarandës, dirigjentit Edmond Doko, të cilët së bashku me një grup miqsh, arrijmë të rikujtojmë këtë traditë me një organizim të tillë në Sarandë. Kjo bëhet për disa arsye: është një formacion që është sinjifikativ për pëlqimin e vlerave ideoestetike të gjithë zhanreve të muzikës së këtij formacioni; për të ruajtur një traditë të hershme dhe për të theksuar trupat që janë rigjallëruar këto gjashtë vitet e fundit në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Vetë fakti që vitin e parë festivali i orkestrave frymore u realizua me pesë formacione dhe sot janë 12-13 të tillë, flet vetë.
Pavarësisht këtij rigjallërimi të bandave dhe lëvizjes së tyre, mendoni se publiku i gjerë është afër kësaj lloj muzike e kësaj forme të artit?
Banda është kaq e pranishme në jetën kulturore, sepse gati të gjitha llojet e zhanreve, nga muzika klasike, etnosi, muzika show, e lehtë; të gjitha llojet e gjejnë veten në mënyrë eksplicite në lojën e këtyre formacioneve. Repertori i tyre është i gjithanshëm, është edhe një lloj përçuesi i këtyre vlerave te dëgjuesi. Duhet që kjo traditë e re të forcohet dhe nëpërmjet afrimit që i është bërë një grupi muzikantësh që janë të rrahur me këtë lloj pune. Fatmirësisht është krijuar një "bërthamë" që i jep spunto.
Në këtë edicion ju nuk shfaqeni thjesht si dirigjent dhe shfaqja juaj me "Tirana New Band" në një bashkëpunim me orkestrën frymore të forcave të armatosura nuk është në kuadër të konkurrimit. Ǒdo të thoni për përfaqësimin në festival?
Unë jam anëtar i jurisë dhe bashkëpunëtor me shoqatën edhe si dirigjent aktiv dhe si i ftuar. Këtë vit, festivalin do ta mbyllim me një bashkëpunim shqiptaro-grek.
Çfarë do të sillni për të pranishmit në interpretimin tuaj?
Bashkë me Vlahos, në pjesën e parë "Tirana New Band" do të interpretojë një program operistik, ku këngëtarët lirikë do të jenë të shoqëruar me orkestër frymore. Ndërsa në pjesën e dytë do të jetë një program-show.