E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tung, Jesus

Mbretëresha e muzikës pop Madonna dhe i dashuri i saj e kanë ndarë shapin prej sheqerit gjatë natës së mbrëmshme.

Si ajo, ashtu edhe modeli Jesus Luz, raportohet se kanë pasur kritika të ashpra për shkak të dallimit në moshë që kanë ndërmjet veti dhe se ata më mirë është të ndahen tani.

Orari i ngjeshur i Madonna-s dhe Jesus-it, po ashtu thuhet se është një tjetër faktor i kësaj ndarje.

Gazetat amerikane kanë raportuar mbrëmë se “ende nuk dihet por ishte Luz ai i cili kishte iniciuar së pari ndarjen”.

Nëna e katër fëmijëve Madonna i ka thënë shokëve të saj se braziliani Jesus “jeton në një vend tjetër” dhe ka një kulturë tjetër nga vendi i saj.

“Problemi është i thjesht dhe normal – dallimi në moshë. Si mund të zgjas një lidhje e tillë? Për shumë njerëz kjo do të dukej një mrekulli nëse ata do të vazhdonin”, ka thënë një shok i këngëtares.

“Ata jetojnë në dy bota krejtësisht të kundërta. Të dy janë të famshëm, por nuk janë të përshtatshëm. Apo si më tha mua Maddona, ‘Ne nuk mund të diskutonim gjërat si duhet së bashku. Ditët kanë qenë të numëruara për ne’”.

Madonna dhe Jesus filluan të takohen së bashku pasi këngëtarja u shkurorëzua nga regjisori Guy Ritchie në tetor të vitit 2008.

Por nëna e Jesus, e cila është 15 vjet më e re se Madonna, nuk ishte pajtuar me këtë marrëdhënie të djalit të saj.

Më parë Madonna ishte martuar edhe me aktorin Sean Penn me të cilin u shkurorëzua pas një viti martesë me 1985.

Ajo pastaj filloj një romancë me aktorin e filmit Warren Beatty dhe pastaj vazhdoj një romancë me lojtarin e basketbollit Dennis Rodman.

Ajo ka qenë edhe e dashura e trajnerit të saj personal Carlos Leon me të cilin ka edhe bijën e saj Lourdes.

Madonna u martua me Guy në vitin 2000. Ata kanë së bashku djalin Rocco dhe birin tjetër të adoptuar, David.

Vitin e kaluar Madonna adoptoj edhe një vajzë nga Malawi me emrin Mercy.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›