E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy raste të rënda me AH1N1

Gripi

Virusi i gripit të derrit po qarkullon shumë ngadalë në vendin tonë. Madje mund të thuhet se po shkon drejt zhdukjes.
Dje, në analizën e Institutit të Shëndetit Publik u referua se tashmë virusi pandemik aq i përfolur për më shumë se dy muaj, po del nga qarkullimi i territorit shqiptar.
Por, pavarësisht kësaj, nuk kanë munguar rastet e rënda. Dy pacientë janë duke marrë ndihmë të specializuar në repartet speciale në qendrat spitalore të kryeqytetit.
Pacientët ndodhen në gjendje të rëndë dhe dje janë paraqitur në spitalet e kryeqytetit. Pavijoni i terapisë intensive është në gatishmëri të plotë, ndërkohë që të sëmurët janë trajtuar me tamiflu.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›