E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë: Dhoma e Apelit anulon kërkesën e Haradinaj

Mbrojtja e Ramush Haradinaj ka thënë se “Dhoma e Apelit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë vendim që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së tij dhe ka urdhëruar që Prokuroria, të thërrasë dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm”.

Në një njoftim për shtyp të koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Majkëll O`Rejlli, thuhet se ka qenë pikërisht mungesa e dëshmitarëve, arsyetimi për hapjen e ri-gjykimit të pjesshëm.

O`Rejlli thotë se “mbrojta e Haradinaj tani do të kërkojë që ri-gjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›