E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi- Krasniqi per raportin e Dick Marty

Presidenti i Republikës, i kërkon Dik Martit dhe qarqeve ultranacionaliste serbe të hetojnë dhe arrestojnë kriminelët e luftës që enden të lirë para se kërkojnë fakte të paqenë në territorin shqiptar. Gjatë konferencës së bashku me homologun kosovar Jakup Krasniqi, Topi ka folur për koordinim të përpjekjeve me shtetin e ri për të rrëzuar raportin e Marti.

"Një raport të bazuar në fakte, gjithsesi kemi treguar disponibilitet të plotë të të gjitha institucioneve për të qenë të hapur, për të pasur një rihetim. Them rihetim sepse është hetuar kohë më parë rreth këtyre cështjeve. Do të shohim dhe njëherë se këto fakte, të ashtuquajtura fakte, nuk ekzistojnë", tha Bamir Topi.

Nga ana tjetër presidenti në detyrë i Kosovës, ka përcaktuar fillimin e shkurt si datën e certifikimit final të zgjedhjeve dhe konstituimit të institucioneve.

"Pas zgjedhjeve të 23 janarit që do të mbahen në Mitrovicë do të mbyllet qarku i zgjedhjeve që ka filluar në 12 dhjetor 2010. Certifikimin e pres jo në mars, po më së largu në 10-ditëshin e parë të muajit shkurt, dhe fundi i muajit shkurt apo fillimi i marsit unë besoj që do të konstituhet kuvendi i Kosovës dhe do të zgjidhet presidenti e qeveria e saj", tha Krasniqi. Krasniqi ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, në një vizitë pak para raportimit të Dik Marti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›