E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko kompleton grupin e “demave të kuq”

Trajneri i ri i Partizanit, Neptun Bajko, ka filluar punën intesivisht për të kompletuar grupin e lojtarëve për sezonin e ri 2006-2007. Në listën e tij janë lojtarë që mbyllën sezonin me Partizanin dhe morrën pjesë në Kupën Interoto, por dhe lojtarë të rikthyer apo që do të veshin për herë të parë bluzën e kuqe. Kështu me skuadrën e ish-trajnerit të ekipit komëbtar në vitet 1994-1996, së fundi është bashkuar edhe sulmuesi Artan Karapici (sezonin e kaluar u aktivizua me Besën). Në formacionin e Bajkos priten të jenë sezonin e ri futbollistë të tillë si futbollisti i Kombëtares Ardit Beqiri , Paulin Dhëmbi, Gjergji Muzaka, Arbër Abilaliaj, Orges Shehi, Luan Pinari, Mahir Halili, Sokol Bulku i rikthyer nga Tirana, ndërsa në listën e pritjes janë portieri Emanuel Egbo.
Edhe një emër tjetër i njohur s i braziliani Abilio Neves Dos Reis, që është aktivizuar për herë të parë me Partizanin, kur të kqtë ndodheshin në Kategorinë e Dytë, pritet të rikthehet te skuadra e tij e parë në kampionatin shqiptar.
Abilio për herë të fundit ka luajtur në Shqipëri me Vllazninë, ndërsa sezonin e kaluar ka luajtur në Greqi. Sezonin e fundit me Vllazninë, Abilio shënoi 20 gola në edicionin 2004-2005.
Partizani mund ta zhvillojë fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë, ndërsa si alternativë e mundshme është edhe qyteti i Pogradecit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›