E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komumbiani Diomedes Penja rikthehet te Tirana

Diomedes Penja, kolumbiani që u aktivizua me sukses sezonin e kaluar te Tirana është rikthyer te bardheblutë, ndërkohë që pritet edhe aktivizimi i tij në ndeshjen e kthimit të Kupës UEFA, ku fituesja e Kupës së Shqipërisë do të përballet me ekipin kroat të Varteksit të Varzhdinit. Ndeshja e parë Kroaci përfundoi 1-1 (gol i Devi Mukës në minutën e 21).
Penja, sezonin e kaluar u aktivizua në rolin e mbrojtësit, por arriti të shënojë edhe dy gola për formacionin kryeqyetas.
Penja do të zëvendësojë në mbrojtje Rezart Dabullën e larguar vetëm pak ditë më parë.
Sezonin e kaluar te Tirana u aktizuan disa futbollistë të huaj si italiani Muzaki (1 gol), bolivianët Andaveris (1 autogol) dhe Pierce Colque.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›